bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Teoria psiko-analitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj nė jetėn shoqėrore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Teoria psiko-analitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj nė jetėn shoqėrore Empty
MesazhTitulli: Teoria psiko-analitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj nė jetėn shoqėrore   Teoria psiko-analitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj nė jetėn shoqėrore Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 3:06 pm

Teoria psiko-analitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj nė jetėn shoqėrore

--------------------------------------------------------------------------------

25/02/2008 Nga dr. Arqile Boti

Nga fillimet e shekullit tė 20 del nė skenė njė teori e re nė psikologji dhe pikėrisht teoria psiko-analitike e Zigmund Frojd(1856-1939).

Disa filozofė tė ideologjisė marksiste-leniniste nė kohėn e Hoxhės kanė deklaruar qė teoria e Frojdit ėshtė idealiste dhe reaksionare nė tekstet universitare. Kėtė surprizė do ta analizoj nė rastet e mėposhtme, nėse ėshtė kėshtu me tė vėrtetė.

Kėshtu nė aspektin fetar filozofik do t’i referohemi librit tė Frojdit “Civilizimi, Burim Mjerimi”, ku nė faqen 109, botim anglisht Frojdi shkruan: “Me ndihmėn e tė dhėnave historike formulojmė mendimin qė dogmat fetare janė MBETURINA NEUROTIKE dhe mund tė themi se ėshtė ēėshtje kohe qė tė zėvendėsojmė nė terapinė analitike tė neurotikut sukseset e postimit me rezultat tė njė pune logjike ortodokse”.

Dhe mė tej Frojdi vazhdon: “Feja do tė ishte pėrgjithėsisht njė neurozė e pėrgjithshme e imponuar njerėzore dhe ashtu si ajo e fėmijės do tė vinte nga kompleksi i Edipit nga lidhja me babanė. Dhe sipas Frojdit, tani jemi nė njė shkallė evolucioni qė mund tė parapėrcaktojė largimin nga feja nė saj tė njė formimi racional, intelektual, shkencor etj.

Dhe nė faqen 196 tė po kėtij libri Frojdi shkruan: “Njė psikolog qė di shumė mirė se sa e vėshtirė ėshtė tė gjejė njeriu rrugėn e tij nė kėtė botė mundohet tė gjykojė evolucionin e njerėzimit nė bazė tė njohurive tė pakta qė ka fituar nė bazė tė studimit tė ngjarjeve tė ndryshme gjatė procesit tė rritjes qė nga fėmijėria. Nė kėtė vrojtim arrin nė mendimin qė feja mund tė krahasohet me njė NEUROZĖ FĖMINORE dhe ėshtė mjaft optimist tė gjykojė se njerėzimi do tė kapėrcejė kėtė fazė neurotike (domethėnė tė kalojė nga feja nė ateizėm) ashtu si shumė fėmijė tejkalojnė njė neurozė tė ngjashme...”

Pra, nga kėto tė thėnat e Frojdit rezulton se ai ka qenė njė materialist dhe ateist konsekuent dhe ėshtė vėrtetė pėr tė vėnė duart nė kokė kur disa ideologė tė Hoxhės e fusin nė kampin e idealizmit duke pozuar njė injorancė tė pashembullt.

Kėtė pikė unė do ta mbyll me njė citat kuptimplotė qė vijon: “Ashtu si Njutoni hoqi Zotin nga natyra, Darvini e hoqi nga jeta, ndėrsa Frojdi e hoqi nga shpirti i njeriut. Mekanicizmi do t’i shkatėrronte tė gjitha, gjersa mbizotėroi nė teorinė mbi natyrėn dhe ku Zotin e zėvendėsoi koncepti i natyrės dhe si rrjedhojė i kėtij koncepti mekanicist trupi i njeriut ka ardhur nga natyra ose mė saktė krijuar nga ajo, ndėrsa ndėrgjegjja e ka burimin nga trupi i tij (J.Barzun, Darvin, Marks, Wagner, Nju York 1958). Unė nuk kam ēfarė tė shtoj mė tepėr nė kėtė pikė.

Elementi qendror qė pėrshkon teorinė psikoanalitike tė Frojdit konsiston nė postulatin qė shumica dėrrmuese e sėmundjeve neurotike dhe atyre psikike e kanė burimin nė grumbullimin, nė tė ashtuquajturin inkoshient tė pėrjetimeve seksuale shumė prej tė cilėve qė nė kohėn e fėmijėrisė duke marrė parasysh dhe faktorin e trashėgimisė.

Kėshtu nė librin e tij “Hyrje nė psikoanalizė” Frojdi thotė nė kapitullin e tretė: “Zbulimi i parė tek i cili na ēon psikanaliza ėshtė qė si rregull simptomat morboze ndodhen nė lidhje direkte tė drejtpėrdrejtė me jetėn erotike tė tė sėmurit, kjo dėshmon qė dėshirat patogjene janė tė njė natyre me ato erotiket dhe na imponon ne qė tė konsiderojmė ērregullimet e jetės seksuale si shkaqet kryesore tė sėmundjes...” dhe mė tej po nė kėtė kapitull Frojdi vazhdon: “Vetėm po tė zbulojė dikush ngjarjet e jetės fėminore, mundet tė shpjegojė sensibilitetin tek traumat e mėvonshme dhe vetėm atėherė kur ne rikthejmė tek koshienca kėto kujtime, tė cilat zakonisht janė harruar ose mė mirė janė fshirė nga harresa mund tė mjekojė kėto simptoma...Nė qoftė se shumica dėrrmuese e njerėzve mjekė ose jo kundėrshtojnė tė pranojnė kėtė fakt, kjo shpjegohet thjesht qė nėn presionin e edukacionit harruan shfaqjet erotike tė jetės sė vet fėminore ose nuk dėshirojnė t’i kujtojnė mė. Ndryshe veē do t’i shikonin gjerat nė rast se do tė merrnin mundimin tė gjenin nėpėrmjet psikoanalizės kujtimet e jetės sė tyre fėminore, tė observojnė, tė analizojnė dhe tė pėrpiqen t’i shpjegojnė...” dhe mė tej ai shpjegon me hollėsi auto-erotizmin e fėmijėve dhe karakterin instiktiv seksual tė pirjes sė gjirit nga fėmija.

Dhe nė kapitullin e pestė tė veprės sė tij “Hyrje nė psikoanalizė” Frojdi thotė: “Shohim se njerėzit sėmuren atėherė kur si pasojė e pengesave tė jashtme ose tė njė pėrshtatshmėrie tė pamjaftueshme, plotėsimi i nevojave tė tij erotike bėhet e pamundur nė realizimin e saj real. Shohim atėherė qė kėta persona kalojnė te sėmundja nė saj tė sė cilės mund tė gjejnė kėnaqėsinė, tė cilėn ua mohon jeta dhe mė tej...nuk ėshtė vetėm “ego” e tė sėmurit, i cili mohon kategorikisht tė braktisė zmbrapsjet, tė cilat e ndihmojnė personin tė evitojė punėt e tij fillestare, por edhe instinktet seksuale nuk dėshirojnė tė heqin dorė nga kėnaqėsia, tė cilėn ua jep zėvendėsuesi i krijuar nga sėmundja derisa nuk dimė nėse realiteti do t’u jepte diēka mė tė mirė...”

S. Freud, “Hyrje nė psikoanalizė”

Komenti im

Duke qenė se Frojdi ėshtė ateist i hapur atėherė vetvetiu konkludohet qė nuk pranon ekzistencėn e shpirtit dhe si rrjedhojė inkoshienti i tij, qė ka nė epiqendėr tė terminologjisė nė teorinė e tij psikoanalitike ėshtė produkt i zhvillimit tė sistemit nervor, pra varet nga trupi material tė zhvilluar nė njė shkallė tė lartė sipas teorisė materialiste. Kėshtu qė dėshira seksuale ose instinktet seksuale tė frenuara, sipas Frojdit, janė tė ngjashme me ato tė kafshėve tė larta gjitarė, tė cilat ekzistojnė nė kohėn e riprodhimit tė tyre.

Kėshtu, kafsha ha, pi, fle, riprodhon.

Njeriu ha, pi, fle, riprodhon.

Dhe nėse instinktet seksuale janė bazė e aktivitetit tė njeriut dhe frenimi i tyre ēon nė shfaqjen e sėmundjeve neurotike dhe psikike atėherė nė kėtė fushė nuk kemi ndonjė ndryshim cilėsor nga kafshėt, por kemi njė ndryshim sasior, kjo sepse njeriu ėshtė i pajisur me njė logjikė qė kontrollon instinktet.

Por Frojdi bėn njė ngatėrresė themelore. Ai identifikon instinktet seksuale si shkak tė sėmundjeve qė janė karakteristike si pėr kafshėt dhe pėr njeriun me ndjenjat qė janė karakteristikė vetėm pėr njeriun. Kafsha nė marrėdhėnie seksuale nuk udhėhiqet nga ndjenjat, por nga instinktet. Daci dhe qeni nuk bėjnė poezi dashurie, as kėngė dashurie nė kohėn e riprodhimit, por kryejnė instinktivisht dhe kalojnė nė marrėdhėnie seksi shpeshherė me dhunė tė shkallėve tė ndryshme. Njeriu ka ndjenja nė shkallė tė ndryshme, nė marrėdhėnie dashurore gjer nė ato ndjenja tė holla qė janė shkruar romane, kompozime ku idealizohet dashuria dhe qė ndonjėherė kalojnė nė vetėmohim, si te Romeo dhe Zhulieta.

Njeriu ėshtė i prirur tė krijojė marrėdhėnie me atė qė dashuron tė seksit tė kundėrt dhe ndjenjat janė selektive, qė ndonjėherė shprehen me dashuri nė shikim tė parė.

Dhe nuk janė instinktet seksuale qė shkaktojnė sėmundje neurotike dhe psikike siē thotė materialisti Frojd, por janė prapėsimi ose rikosheto e ndjenjės sė dashurisė qė mund tė shkaktojė ērregullime psikologjike tė shkallėve tė ndryshme qė nga neurozat dhe gjer te psikozat e vėrteta. Ne mjekėt e praktikės kemi parė mjaft tė reja dhe tė rinj qė kanė pėsuar jo vetėm neuroza, por edhe psikoza tė vėrteta gjatė thyerjes ose disfatės nė dashuri pavarėsisht a ka pėrfunduar nė marrėdhėnie seksuale apo jo, tė cilat nuk kanė patur ndonjė ndikim nė gjendjen psikologjike tė personit.

Ndjenjat duke pėrfshirė dhe atė tė dashurisė janė shfaqje shpirtėrore, pra shfaqje tė shpirtit dhe jo tė materies tė organizuar nė shkallė tė lartė siē thotė materializmi, zoti Frojd.

Shpirti njerėzor komunikon nė kėtė botė me mjedisin e jashtėm nėpėrmjet tri hallkave themelore:

Hallka e parė ėshtė ajo e instinkteve si ajo e urisė, etjes, vetėmbrojtjes instiktive, instinktit seksual qė aq shumė e ka pėr zemėr Frojdi etj...

Hallka e dytė ėshtė ajo e ndjenjave ku rreshtohen frika, dashuria, urrejtja, smira, egoizmi, mėshira etj, pra kemi ndjenja pozitive dhe negative nė aspektin moral.

Hallka e tretė ėshtė logjika ose arsyetimi qė luan rolin e “doganės” qė lejon ndjenjat dhe instinktet qė nuk dėmtojnė shoqėrinė dhe ndalon ato qė dėmtojnė komunitetin dhe njerėzit e tjerė. Kėto pėrbėjnė dhe bazėn e normave morale tė individit nė raport me vetveten, familjen dhe shoqėrinė.

Pastaj intuicioni dhe i quajturi syri i tretė ėshtė nė kompetencė tė Zotit qė njė njeriu mund t’i japė njė ndriēim pėr njė zbulim nė filozofi, art, shkencė etj.

Frenimi i instinktit tė riprodhimit ose seksual sipas Frojdit tė shumtėn mund tė japė njė agresivitet tė lehtė ose nevrikllėk te meshkujt dhe tek femrat, por ky agresivitet kontrollohet nė mė tė shumtėn e rasteve nga logjika, ndėrsa tek kafshėt qė nuk kanė logjikė, mosplotėsimi i instinktit seksual si nė rastin e demit qė kur sheh lopėn ka mundėsi tė marrė zvarrė edhe tė zotin, ndėrsa njeriu ka ndjenja qė nė rastin e riprodhimit ėshtė ndjenja e dashurisė dhe kur thyhet ose prapset ajo, atėherė mund tė shfaqet ankthi dhe gjer nė depresion kur njė vajzė ose njė djalė (kjo ndodh mė tepėr tek vajzat) humb shpresėn se mund tė rikthehet i dashuri i saj.

Kėshtu qė identifikimi i ndjenjave me instinktet ėshtė njė ndėr gabimet themelore tė materialistit Frojd dhe pėr kėtė po marrim njė shembull:

Njė djalė ndodhet nė shoqėrinė e pesė vajzave, fjala vjen, ose anasjelltas njė vajzė me shoqėrinė e pesė djemve. Nėse ai nuk do tė arrijė tė ketė marrėdhėnie seksi me katėr prej tyre nuk i bėn pėrshtypje kur nuk i dashuron, kjo ndodh edhe pėr vajzat qė kur nuk duan njė djalė jo vetėm qė nuk u bėn pėrshtypje, por nuk u lidhėn seksualisht, por refuzojnė kategorikisht njė lidhje tė tillė.

Por ērregullimet neurotike dhe psikike do lindin nė ato raste sidomos tek femrat atėherė kur thyhet ndjenja e dashurisė, qė ėshtė karakteristike vetėm pėr njeriun. Qė kėtej del qė dashuria si ndjenjė njerėzore nuk mund tė jetė e barabartė me instinktin seksual dhe ndėrmjet tyre nuk mund tė vėmė shenjėn e barazimit. Pėr njė ateist dhe materialist siē ėshtė Frojdi, qė nuk pranon shpirtin, ky gabim do tė ishte i pashmangshėm.

Dhe nėse teoria psikoanalitike panseksuale e Frojdit qė indirekt predikon lirinė e seksit pėr tu ēliruar nga komplekset psikike dhe neurotike do tė ishte e vėrtetė, duhet tė sillte nė vendet ku ėshtė aplikuar diku mė shumė dhe diku mė pak uljen e ndjeshme tė sėmundjeve neurotike dhe psikike. Por praktika e jetės vėrteton tė kundėrtėn, qė atje ku ekziston liria e seksit, sėmundjet neurotike dhe psikike janė rritur nė mėnyrė tė shpejtė, tė lidhur dhe me pėrdorimin e drogave afrodiziake pėr tė kompensuar rėnien e fuqive fizike dhe seksuale sidomos tek meshkujt. Kėshtu qė jeta e provon tė dėshtuar teorinė e Frojdit.

Si konkluzion del qė Frojdi duke konfonduar dhe barazuar dashurinė si ndjenjė e lartė njerėzore me instinktet dhe dėshirat seksuale qė janė karakteristikė edhe pėr kafshėt dhe duke mos bėrė ndarjen ndėrmjet tyre dhe kuptimin e rolit kryesor tė thyerjes sė ndjenjave erotike dhe jo instinkteve nė shfaqjen e ērregullimeve tė ndryshme psikologjike, faktikisht njeriun e redukton nė njė kafshė ose makinė tė Ernst Heckel-it qė ishte bashkėkohės i Frojdit. Kjo fatkeqėsisht e ēon Frojdin nė pozitat e njė materializmi vulgar nė psikologji.

Pėr sa i pėrket rolit tė xhindeve si shkaqe tė sėmundjeve neurotike dhe psikike do tė flasim nė njė shkrim tjetėr.

Metropol
__________________
Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!


Prezenca juaj s'do tė jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės tuaj !!!


Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndricuar kanė nevojė pėr errėsirė !!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Teoria psiko-analitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj nė jetėn shoqėrore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: