bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa kėshilla pėr tė luftuar stresin dhe sėmundjet mendore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Disa kėshilla pėr tė luftuar stresin dhe sėmundjet mendore Empty
MesazhTitulli: Disa kėshilla pėr tė luftuar stresin dhe sėmundjet mendore   Disa kėshilla pėr tė luftuar stresin dhe sėmundjet mendore Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 2:15 pm

---------------------------cheers ----------------------------------------------

Truri ėshtė pjesa e trupit qė gjendet nė kokė i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe qė shėrben pėr kapjen, pėrpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve tė marra, nė njė nivel tė lartė, nėpėrmjet organeve shqisore: syve, veshėve, etj. pėr t“i shndėrruar nė lėvizje qė janė mjeti i ndėrveprimit me mjedisin e jashtėm. Truri ėshtė qendra e kontrollit tė sistemit nervor qendror. Por nė tru mund tė lindin njė sėrė ērregullimesh neurologjike. Dėmtimet e trurit mund tė dobėsojnė shėndetin mendor dhe tė krijojė vonesa tė lehta ose tė rėnda mendore, probleme tė dėgjimit, shikimit, defekte nė gjuhė dhe nė tė folur, epilepsi dhe ērregullime tė sjelljes. Prandaj ekspertėt japin njė sėrė kėshillash pėr tė shmangur sėmundjet nervore.

1- Shmangni mėrzitjen

Studimet e bėra tregojnė se meshkujt tė cilėt zemėrohen shpejt apo shfaqin shenja tė dukshme mėrzie si kundėrpėrgjigje ndaj stresit janė rreth tre herė mė tepėr mė tė prekur nga rreziku i zhvillimit tė sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės, nė krahasim me meshkujt tė cilėt paraqesin pėrgjigje me zemėrim mė tė ulėt ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herė pėr tė pėsuar atak pas moshės 55-vjeēare. Njė shpjegim i mundshėm ka tė bėjė me lidhjen mes zemėrimit dhe presionit tė lartė tė gjakut, tė cilėt sė bashku shtojnė nivelin e stresit te njė individ.

2- Pėrpiquni tė jeni optimistė

Njerėzit optimistė kanė mundėsinė ta reduktojnė rrezikun e vdekjes nė 50 pėr qind krahasuar mė ata persona tė cilėt janė tė zhytur nė pesimizėm. Individėt tė cilėt e shohin jetėn me njė vėshtrim pozitiv janė mė pak tė stresuar, mė tepėr tė zėnė me punė qė i mbushin me harmoni, janė mė tė qetė dhe mė tė shėndetshėm. Kėshtu qėndrojnė larg stresit dhe sėmundjeve mendore.
3- Bėni njė jetė aktive
Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetėsimet e jetės sė pėrditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg pėr tė gjykuar veten pėr ēdo gjė qė ndodh. Natyra dhe shoqėria janė aleatėt mė tė mirė tė njė jete tė shėndetshme.


4- Qeshni dhe vetėm qeshni


E qeshura redukton nivelin e hormoneve qė nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoli. Kur qesh largon stresin, ndihesh mė mirė, mė e lumtur dhe e qetė. “Njė person i stresuar lexohet nė fytyrė”, kjo dėgjohet shpesh. Prandaj tė qeshėsh ndihmon nė paraqitjen e parė, shmang rrudhat dhe ndihmon pėr tė shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

5- Martesa e lumtur

Njė martesė e lumtur do tė thotė mė pak stres, mė shumė bashkėbisedim dhe qetėsi. Kėto tė gjitha sjellin njė jetė tė shėndetshme pa shqetėsime. Martesa e lumtur pėrjashton stresin dhe problemet e zgjatura.


6- Shmangni stresin

Stresi shkakton nivel tė lartė tė kortizolit, pagjumėsi dhe dobėson sistemin imunitar. Stresi vret mė shumė njerėz nė botė se gjithēka tjetėr. Gjendjet e vazhdueshme nėn stres ndikojnė negativisht nė shėndetin tuaj, prekin zemrėn, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.


7- Meditoni


Mėnyra mė e fuqishme pėr tė luftuar stresin dhe pėr tė siguruar njė jetė mė tė qetė ėshtė meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e kėqija dhe tė lejon tė pėrqendrohesh nė qetėsi. Meditimi ėshtė njė teknikė e cila ėshtė praktikuar nė vende tė ndryshme tė botės nė fushėn e psikologjisė.


Kėshillat e ekspertėve pėr tė shmangur problemet mendore



1- Truri ėshtė plastik dhe nė qoftė se ai nuk stimulohet, mund ta humbasėsh

2- Duhet tė merreni me gjimnastikėn tuaj fizike dhe mendore

3- Trurin duhet ta mbajmė tė gjallė duke i stimuluar aftėsitė njohėse tė tij

4- Stresi ka rrjedhoja shumė negative mbi trurin

5- Rutina dhe zakonet e pėrditshme e vėnė nė gjumė trurin

6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonė njė aktivitet tė matur fizik

8- Yndyrnat nuk i bėjnė mirė trupit dhe as mendjes

9- Izolimi shoqėror ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin mendor

Kėshilla pėr njė dietė qė i bėn mirė trurit

Pini shumė ujė, tė paktėn 6 gota nė ditė. Mundohuni tė shmangni konsumimin e tepėrt tė kafes ose pėrdorini pak kafeinė. Edhe alkooli ėshtė i dėmshėm por konsumimi i verės sė kuqe 1 deri nė 2 gota nė ditė ėshtė i dobishėm. Herė pas here ėshtė e kėshillueshme qė tė shmanget pėrdorimi i tepėrt i ujit pasi do tė shkaktonte njė tepri lėngjesh nė organizėm. Mos pėrdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janė tė rrezikshme vetėm pėr mbipeshėn, por mund tė shkaktojnė edhe kancer. Sipas njė studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund tė shkaktojnė kancer nė 67 pėr qind tė rasteve. Pėr tė ulur kėtė rrezik mjekėt kėshillojnė qė njerėzit tė hanė ushqime tė fastfood-ve njė herė nė muaj. Pėrdorni mė tepėr ushqime tė pasura me antioksidantė: fruta, fruta pylli, zarzavate, ēaj.

Ndikimi negativ i stresit nė shėndetin mendor

Pasojat negative tė stresit njihen jo vetėm nė shėndetin mendor, por edhe atė fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke pėrdorur shumė vakte qė “tė ngushėllojnė”, ndiqni njė dietė tė rregullt. Nuk ėshtė e thėnė qė duhet tė hani vetėm tre vakte nė ditė. Pas njė dite tė lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje pėr energji. Lėngjet, vitaminat, disa ėmbėlsira mund t’iu bėjnė tė ndiheni mė energjikė. Pėr tė mbajtur trupin dhe mendjen tė freskėt, gjatė viteve tė pleqėrisė, duhet tė ndiqni sa mė shpejt qė tė jetė e mundur njė stil jete tė pėrshtatshėm pėr tė ruajtur aftėsitė e trupit, pėr tė nxitur trurin dhe pėr tė ruajtur funksionet e mendjes. Pėr kėtė ėshtė i kėshillueshėm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shėtitjet, etj.

Efekti i bashkėjetesės nė shėndetin mendor

Bashkėjetesa ėshtė mė e mirė pėr shėndetin mendor tė meshkujve, po martesa ėshtė mė mirė pėr lumturinė e femrave, sugjeron njė studim i ri. Studimi i afro 4 500 meshkujve e femrave nė Angli nxjerr nė pah qė kush rri nė marrėdhėnien e parė tė qėndrueshme gėzon shėndet tė mirė mendor. Ndėrsa meshkujt e marrin veten pas ndarjeve me radhė, femrat e kanė shumė mė tė vėshtirė. Nė fakt mund tė jetė mė mirė pėr shėndetin mendor tė femrės tė rrijė e vetme, sesa ketė dashur e tė ketė humbur dikė. Mungesa e mbrojtjes sė tė drejtave financiare dhe tė drejtave tė pronės, dhe si rrjedhojė mungesa e sigurisė kur ndahen ēiftet qė bashkėjetonin mund tė shpjegojė pse femrat qė bashkėjetojnė kanė mė shumė probleme mendore se femrat qė martohen. Kėtė e tregojnė studimet mė tė fundit.

Depresioni dhe ankthi, kush i pėrjeton

Martesa ėshtė shoqėruar prej kohėsh me pėrfitime shėndetėsore, sidomos pėr meshkujt. Studime tė mėparshme tregojnė se njerėzit qė martohen pritet tė jetojnė mė gjatė, tė kenė pėrqindje mė tė vogėl vdekjesh dhe mirėqenie mė tė lartė psikologjike se ata qė rrinė pa martuar, thotė grupi i studiuesve. Prishja e partneritetit lidhet me shėndet tė dobėt mendor nė tė dyja sekset, megjithėse formimi i marrėdhėnieve tė reja e zbeh disi kėtė efekt. Gjithsesi, femrave u duhet mė shumė kohė pėr tė marrė veten sesa meshkujve. Shėndeti mendor i femrave merr tė tatėpjetėn mė shpejt sa mė shumė ndarje qė pėrjetojnė. Pėr meshkujt nuk ndodh kėshtu. Shėndeti mė i mirė i meshkujve vihet re tek ata qė kanė kaluar dy ose mė shumė se dy riformime partneriteti.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Disa kėshilla pėr tė luftuar stresin dhe sėmundjet mendore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa menyra per te shmangur stresin...
» 5 keshilla per zemer te shendetshme
» Disa thenie mbi Zemerimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: