bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pjesa VI Psikika e Njeriut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Pjesa VI Psikika e Njeriut Empty
MesazhTitulli: Pjesa VI Psikika e Njeriut   Pjesa VI Psikika e Njeriut Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 2:48 pm

Personaliteti. Kuptimi mbi personalitetin ka filluar tė formohet qė nė kohėt e lashta. Atėherė personaliteti kishte kuptimin e maskės qė pėrdornin aktorėt nė skenė. Mė pas ky koncept u identifikua me rolin qė luanin ata nė pjesėt e ndryshme skenike. Kurse me kalimin e viteve, me personalitet filloi tė nėnkuptohej roli i njerėzve nė jetėn shoqėrore, sipas funksioneve qė kryenin nė mjedisin social. Bile edhe nė ditėt e sotme, nė kuptimin shoqėror, personalitet quhet njė njeri i shquar, i cili jep njė kontribut tė rėndėsishėm nė fusha tė caktuara tė veprimtarisė njerėzore. Prandaj nė jetėn e pėrditshme pėrdoren termat personalitet politik, ushtarak, shkencor etj. Kurse pėr shkencėn e psikologjisė personaliteti pėrbėn njė ndėr problemet themelore, boshtin e objektit tė saj.
Psikologėt pohojnė se e kanė tė vėshtirė tė pėrkufizojnė personalitetin. Ekzistojnė teori, pikėpamje e shpjegime tė ndryshme mbi kuptimin, strukturėn dhe zhvillimin e personalitetit. Nė kėtė fushė kanė studiuar shumė figura tė mėdha, si Zigmund Frojd, Erik Erikson, Karl Jung, Alfred Adler, Albert Ellis, Gordon Allport etj., e megjithkėtė ende pėr kėtė problem nuk ka njė pėrkufizim tė pėrcaktuar dhe tė pranueshėm nga tė gjithė. Nė vitin 1961 Allport shqyrtoi 50 pėrkufizime tė ndryshme mbi personalitetin, madje qė atėherė janė propozuar edhe shumė tė tjera. Sipas njė konceptimi, personaliteti pėrkufizohet si “shuma totale e tė gjitha gjėrave qė pėrbėjnė njė individ: veprimet, mendimet dhe ndjenjat”. Por mė saktė personalitetin e pėrkufizojnė edhe si “modele tė dallueshme e tė qėndrueshme tė sjelljes dhe njohjes, qė karakterizojnė pėrshtatjen e njė personi nė jetė”. Kurse Singer thotė se “personaliteti pėrbėhet nga sjelljet publike tė njė personi, qė pėrfshijnė shprehjet verbale e jo verbale, motivet personale, mendimet dhe emocionet”. Pėr psikologun Mischel personaliteti shihet si “modele tė pėrgjithshme, tė qėndrueshme e tė dallueshme tė sjelljes nė pėrgjigje tė njerėzve dhe ngjarjeve pėrreth, d.m.th. modele karakteristike tė sjelljes sė njė njeriu, qė nuk ndryshojnė nė njė mori situatash”. Me rėndėsi tė veēantė pėr teoricienėt e personalitetit konsiderohen ato modele, tė cilat janė karakteristika tė marrėdhėnieve tė njė personi me njerėz tė tjerė. Ndėrsa disa autorė theksojnė marrėdhėniet shoqėrore, kur pėrkufizojnė personalitetin si “modele relativisht tė qėndrueshme tė sjelljes qė dallojnė njerėzit, grupet dhe kulturat”.
Prej shumė vitesh te ne ka mbizotėruar koncepti materialist mbi personalitetin, sipas tė cilit “personalitet quhet ēdo njeri me vetėdije, konkret e normal, qė formohet nė kushtet e njė marrėdhėnie tė caktuar shoqėrore, qė zė njė vend nė shoqėri dhe qė kryen njė rol tė caktuar shoqėror”. Pra, ai konceptohet si tėrėsi marrėdhėniesh shoqėrore dhe pėrbėhet nga bota e brėndėshme shpirtėrore, e cila zhvillohet nė procesin e pasqyrimit tė realitetit objektiv, tė veprimtarisė e tė praktikės shoqėrore. Ndėrsa trashėgimia mendohet se ka tė bėjė vetėm me veēoritė individuale biologjike tė personalitetit, tė cilat kanė rėndėsi dhe luajnė rolin e tyre nė zhvillimin e personalitetit, por nuk e pėrcakojnė atė. Nė bazė tė kėsaj teorie nė strukturėn e personalitetit kanė rėndėsi tė madhe botėkuptimi, idealet, bindjet, normat dhe rregullat morale, nevojat, motivet, interesat etj. Mbi bazėn e kėtij konceptimi, kombinimi individual i cilėsive thelbėsore e tė qėndrueshme psikike tė personalitetit, tė cilat shfaqen nė sjelljet, nė qėndrimet dhe veprimet ndaj natyrės, ndaj shoqėrisė, ndaj njerėzve tė tjerė e ndaj vetvetes, quhet karakter. Kurse si veēori individuale tė personalitetit konsiderohen interesat, aftėsitė, talenti, temperamenti dhe karakteri.
Pėrgjithėsisht duhet thėnė se qeniet njerėzore janė tė qėndrueshme, pėrsa i pėrket mėnyrės se si bashkėpunojnė me botėn, dhe sidomos me njerėzit e tjerė. Stili i tė menduarit, i tė pėrjetuarit dhe i tė sjellurit zakonisht nuk ndryshon, ndėrkohė qė ato ballafaqohen me njė varg rrethanash dhe mjedisesh tė reja. Termi personalitet i referohet karakteristikave tė qėndrueshme tė njė individi, tė cilat shfaqen nė mėnyrat e sjelljes nė njė varg tė gjerė rrethanash tė ndryshme. Ai mund tė mendohet si i pėrbėrė prej karakteristikave mė tė kufizuara tė njohura si tipare, ekuilibri midis tė cilave pėrcakton personalitetin. Kėshtu kur njė person ėshtė i kujdesshėm, i vėmendshėm dhe i besueshėm mund tė thuhet se ka tipare obsesive, ashtu siē mund tė ketė tipare agresive njė tjetėr lehtėsisht i provokueshėm ndaj zemėrimit. Shumica e personaliteteve kanė pėrzierje tė tipareve kontradiktore, por nganjėherė personalitetin e dominon njė tipar; p.sh. tipari social. Pėr njė njeri tė tillė mund tė themi se ka personalitet social dhe kuptojmė se ai ėshtė i shoqėrueshėm, miqėsor dhe i sjellshėm. Pra llojet e personalitetit emėrtohen nė bazė tė tiparit mbizotėrues. Ndėrsa vlerėsimi i personalitetit mbėshtetet nė mėnyrėn se si e pėrdor kohėn e lirė njė njeri, nė marrėdhėniet nė punė e shoqėri, nė humorin e tij tė zakonshėm, nė karakterin, nė qėndrimet (ndaj fesė, shėndetit etj.) e nė standartet morale dhe nė veset e tij. Mbi bazėn e njė vlerėsimi tė tillė, sipas disa autorėve, pėrcaktohen kėto tipe personaliteti normal: personaliteti obsesivo-kompulsiv, personaliteti histerik, personaliteti ciklotimik dhe depresiv, personaliteti i varur dhe personaliteti skizoid. Nėse tiparet dominante janė aq tė theksuara sa tė shkaktojnė vėshtirėsi te personi vetė ose te njerėzit e tjerė, kemi tė bėjmė me patologji ose me ērregullim tė personalitetit (paranoid, skizoid, skizotipik, antishoqėror, kufitar, histerik, narcistik, shmangės, vartės, obsesivo-kompulsiv). Kufiri midis personalitetit normal dhe ērregullimit tė personalitetit ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Pjesa VI Psikika e Njeriut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pjesa II Psikika e Njeriut
» Pjesa Iv Psikika e Njeriut
» Pjesa V Psikika e Njeriut
» -----Psikika E Njeriut -----
» Pjesa III Psikia e Njeriut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: