bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hidhėrimi dhe zija tek fėmijėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Hidhėrimi dhe zija tek fėmijėt Empty
MesazhTitulli: Hidhėrimi dhe zija tek fėmijėt   Hidhėrimi dhe zija tek fėmijėt Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 3:18 pm

Frika e fortė mund tė ndalė proēesin e zisė.
Kjo mund tė keqėsohet, nė rast se nėna ngarkon fėmijėn, duke theksuar problemet e saj shėndetsore. Frika pėr prindin qė ka mbetur dhe pėr motrėn ose vėllanė shpesh shfaqen natėn. Nėnat njoftojnė se fėmijėt e tyre kontrollojnė natėn pėr t’u siguruar nėse ata janė gjallė.

Trauma e vetė fėmijės.
Nėse fėmija ėshtė i pranishėm nė njė vrasje ose nė njė dhunė, trauma mund ta shtyjė zinė, sepse fėmija duhet mė parė “ tė kalojė” traumėn e vet.


Kėmbėngulja pėr t’u kthyer nė jetėn normale, sikur tė mos ketė ndodhur asgjė (“bėhu trim e mos qaj”).
Kjo e ēarmatos fėmijėn, pėr tė shprehur ndjenjat dhe bėn qė ai t’i shtypė ndjenjat e humbjes ose tė tėrhiqet.Nė punėn me fėmijėt e pikėlluar kėrkohet ndjeshmėri, aftėsi dhe dije tė jashtėzakonshme vetjake. Humbja e vjetėr dhe e re kanė prirje tė bashkohen. Ēdo kulturė ndikon nė proēesin e zisė nė mėnyrėn e vet. Ritet dhe feja mund tė ndihmojnė, pėr tė pranuar realitetin e vdekjes dhe tė mbyllin proēesin e dhimbjes. Ato lejojnė tė shprehin trishtimin dhe ndjenjat tona nė njė mėnyrė simbolike dhe tė afėrmit dhe miqtė tė shprehin mbėshtetjen, vėmėndjen dhe kujdesin e tyre.



Ndihma pėr njė fėmijė nė zi


Mbėshtetja e bashkėsisė pėr njė fėmijė ėshtė shumė ė rėndėsishme. Mbėshtetja e familjes i jep mundėsi fėmijės, qė ėshtė nė zi, tė pranojė ēka ndodhi dhe ēfarė po ndodh. Nė rast se kėrkesat e fėmijės pranohen dhe plotėsohen, pėr fėmijėn ėshtė mė ė lehtė tė pėrballojė proēesin e zisė. Zija bėhet mė e vėshtirė, kur fshihen faktet dhe u jepet informacioni i gėnjeshtėrt pėr vdekjen, veēanėrisht kur ajo pritet. Vėshtirėsi krijohen edhe kur fėmija mungon nė funeral dhe nė ritet e tjera dhe kur fshihen emocionet pėrpara fėmijės. Mund tė thuhet, nė pėrgjithėsi, se pėrjashtimi i fėmijėvė nga bota e tė rriturve, e bėn zinė mė tė vėshtirė dhe mund tė ēojė nė probleme tė sjelljes sė fėmijės mė vonė. Proēesi i zisė pėrfshin:

*
Pranimin e realitetit tė vdekjes dhe lidhjet e saj me ndjenjat e dikujt.
*
Dallimin e ndjenjave tė dikujt.
*
Ndėrgjegjėsimin pėr mosqėnien nė gjėndje tė dikujt, pėr tė kontrolluar hidhėrimin e vet dhe pėr tė pranuar ndihmėn e tė tjerėve.



Vuajtja mund tė lehtsohet, duke marrė pjesė nė hidhėrimin e fėmijės, duke e ndihmuar tė sjellė kujtimet e njeriut tė dashur. Pritet qė shkalla e dhimbjes tė ulet me kalimin e kohės. Njeriu duhet tė jetė dėgjues i mirė, i duruar dhe tė respektojė reagimet e tė tjerėve. Nė tė njėjtėn kohė, ai duhet tė merret me dobėsitė dhe me trishtimin e vet, por edhe me gėzimin dhe me kėnaqėsinė. Kjo ėshtė mėnyra se si mund t’i pėrcjellė ndjenjat e shpresės tek fėmijėt e pikėlluar. Zija ėshtė njė proēes i gjatė dhe kėrkon durim, si nga ndihmėsi, ashtu edhe nga fėmija. Ndihmėsi duhet tė marrė pėrsipėr ndjenjat e forta, si zemėrimi dhe frika, pa u ligėshtuar shumė. Me anėn e teknikave tė ndryshme, ne mund ta ndihmojmė fėmijėn, pėr tė formuluar ndjenjat e shprehura nė njė mėnyrė tė kuptueshme dhe emocionalisht tė shėndoshė.


Gjetja e njė zėvėndėsuesi tė pėrshtatshėm, nė vėnd tė njeriut tė vdekur
Ky zėvėndėsues ka rėndėsi tė veēantė, nė rast se fėmija ka humbur prindin, i cili ėshtė kujdesur pėr tė. Do tė duhet kohė, pėr fėmijėn, tė afrohet me njeriun qė e zėvėndėson atė. Qėndrueshmėria dhe prashikimi duhet tė sigurohen me anėn e plotėsimit tė kėrkesave tė pėrditshme tė fėmijės.


Individualiteti i fėmijės dhe pėrvojat e mėparshme
Kėta faktorė ndikojnė mjaft nė proēesin e zisė. Disa fėmijė e pėrballojnė realitetin mė lehtė dhe janė mė pak tė ndjeshėm. Niveli i pjekurisė emocionale, humbjet e mėparshme dhe historia e ndarjeve tė mėparshme nga tė rriturit mund tė ndikojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme nė proēesin e zisė. Ai do tė zbutet, nė rast se i rrituri kupton dhe pranon hidhėrimin e fėmijės.



Kėshilla pėr prindėrit


Nė mėnyrė qė prindi tė plotėsojė nevojat e fėmijės, ėshtė e nevojshme t’u mėsohet atyre pėr reagimet e fėmijėvė ndaj humbjes, tė pėrgatiten pėr pyetje dhe tė kėshillohen si tė kujdesen pėr fėmijėn nė njė rrethanė tė tillė. Ndihma mė e madhe qė ata mund t’u japin fėmijėve tė tyre, ėshtė kujdesi i mjaftueshėm pėr vete, nė mėnyrė qė pranimi i asaj qė ndodhi, nuk do tė pengojė zinė e fėmijės.


Si t’i thuhet fėmijės pėr vdekjen
Kėshillohet qė kjo tė bėhet nga njėri prej prindėrve tė dikujt, qė ėshtė i afėrt me fėmijėn. Koha duhet tė zgjidhet me kujdes dhe fėmijės duhet t’i jepet mundėsia tė pėrgatitet psikologjikisht. Tė rriturit duhet tė ulen dhe ta marrin fėmijėn nė prehėr e t’i thonė: “dua tė tė pėrgatis pėr njė lajm tė keq. Ka ndodhur njė aksident dhe babai ėshtė plagosur. Na thanė se ai ka vdekur mėnjėherė”. Mesazhi duhet tė bazohet nė fakte tė njohura dhe tė sakta. Reagimet e fėmijės mund tė jenė tė ndryshme dhe tė rriturit duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr kėtė. Fėmijės duhet t’i thuhet tė qajė, nė qoftė se do dhe t’i jepet njė ngushėllim fizik si p.sh. duke e shtrėnguar.


Tė lejohet fėmija tė marrė pjesė nė ritet
Ndonėse opinionet profesionale ndryshojnė, pėrgjithėsisht, kėshillohet qė fėmija tė marrė pjesė nė ritet. Ato ndihmojnė nė pranimin e realitetit tė vdekjes, ulin imagjinatėn, pėrforcojnė proēesin e hidhėrimit dhe na japin mundėsi tė shprehim nė mėnyrė simbolike hidhėrimin tonė dhe tė ndėrtojmė rrethanat ‘kaotike’. Tė rriturit duan t’i mbrojnė fėmijėt dhe shpesh i pėrjashtojnė nga ritet. Por fėmijėt, ashtu sikundėr tė rriturit, kanė nevojė tė merren konkretisht me proēesin e zisė dhe jo tė mohojnė realitetin. Mėgjithatė, fėmijėt duhet tė pėrgatiten mirė, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollėsi ēfarė do tė ndodhė dhe tė jenė tė shoqėruar nga njė i rritur ( jo nga prindi nė zi), mė pas tė jėnė nė gjėndje tė pėrpunojnė pėrshtypjet. Kėshillohet tė inkurajohen shprehje konkrete tė hidherimit tė lejohen fėmijėt tė sjellin lule, njė letėr, lodėr ose vizatim arkivoli. Fėmijėt mund tė pyeten pėr fjalėt e fundit qė duan t’i drejtojnė njeriut tė vdekur. ‘Ēfarė do tė thuash ti, meqenėse e di qė kjo ėshtė dita e fundit qė takoheni’? Kėshillohet qė pas funeralit tė flitet pėr pėrshtypjet. Nė rast se fėmija nuk dėshiron tė jėtė i pranishėm, ai nuk duhet detyruar. Kėshillohet qė kufoma e njėriut tė vdekur ( nė rast se ai nuk ėshtė plagosur ose nuk ėshtė dėmtuar rėndė) tė shihet. Eshtė mė lehtė tė pėrballohet njė tablo konkrete, sesa njė tablo e pėrfytyruar. Nė rast se kufoma digjet, fėmijės duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjė dhe do tė kthehet nė hi. Ka studime qė trėgojnė se fėmijėt qė nuk janė ndihmuar dhe nuk janė pėrgatitur pėr funeralin, kanė pasur vėshtirėsi nė sjellje pėr njė periudhe kohe mbas vdekjes sė njeriut tė dashur.





Si tė kujdesemi pėr nevojat e fėmijės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Hidhėrimi dhe zija tek fėmijėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: