Moisiu ne Mal
Ngjitet pėrpjetė Malit tė shkretė
Krye-Profeti trimi me fletė,
Tė bisedonjė me Perėndinė
Pėr Palestinė.
Arrin nė majė lart i kapitur,
Qėndron me frikė, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej njė reje
Me zė rrufeje:
"Ti dhe tė tjerėt pleq do tė ngelni,
Tokėn e Shenjtė kurrė s'e shkelni
Skllevėr, bij-skllevėsh, s'e meritoni
Se liri s'doni!"
Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-kėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.
Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
"Nėm Dhen' e Lirė! Zot ku ma ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Sė largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
Mal' i Sionės, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,
Sheh gasn' e pritmė pėr djalėrinė
Dhe shkretėtirėn pėr pleqėrinė,
Atje sa bukur, kėtu sa zi,
O Moisi.
Kėtej ka dimrin, andej prėnverėn,
Kėrkon parajsėn, vdes nė Skėterrėn;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!Atdheu
Administrator
Posts: 3015
Joined: Thu Sep 13, 2007 7:47 am
Private messageWebsiteMSNM/WLM