bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta kontrollojmė kompjuterin nga njė kompjuter tjetėr?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Si ta kontrollojmė kompjuterin nga njė kompjuter tjetėr? Empty
MesazhTitulli: Si ta kontrollojmė kompjuterin nga njė kompjuter tjetėr?   Si ta kontrollojmė kompjuterin nga njė kompjuter tjetėr? Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 4:05 am

Si ta kontrollojmė kompjuterin nga njė kompjuter tjetėr?
Very Happy

Vlen per ata qe kan Windows XP
Nė versionin profesional tė Windows XP nuk ėshtė nevoja tė instalosh asnjė program, sepse Windows vjen me programin Remote Desktop Connection qė tė lejon ta pėrdorėsh kompjuterin nga rrjeti, njėsoj sikur ta kishe pėrpara. Ndiq hapat nė vazhdim pėr tė pregatitur kompjuterat dhe pėr tė bėrė lidhjen.


Nė kompjuterin e shtėpisė

1. Krijo njė llogari nė kompjuterin e shtėpisė dhe vendosi njė fjalėkalim tė mirė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos futen tė tjerėt nė kompjuterin tėnd.

2. Aktivizo "Remote Desktop Connection"
- start > settings > control panel > system
- hap tabelėn "remote"
- aktivizo opsionin "allow users to connect remotely to this computer"
- nėse llogaria qė krijove nė hapin 1 nuk ėshtė llogari administratori, atėherė shtyp butonin "select remote users", shtyp butonin "add" dhe shkruaj emrin e llogarisė. Administratorėt e kompjuterit kanė leje automatikisht. Tani kompjuteri ėshtė gati tė pranojė lidhje nga rrjeti.

3. Gjej IP ose emrin e kompjuterit nė rrjet
Nėse kompjuteri i shtėpisė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me internetin (dmth IP publike), mėnyra mė e lehtė pėr tė gjetur IP ėshtė duke hapur faqen kliko ketu ....

Mėnyrja tjetėr pėr tė gjetur IP ėshtė duke hapur start > run > cmd dhe tė shtypėsh komandėn ipconfig. Nėse kompjuterat qė do lidhen janė nė tė njėjtin rrjet lokal (zyre ose shtėpie), atėherė nuk ėshtė nevoja e IP, por mjafton emri i kompjuterit. Emrin e gjen tek start > settings > control panel > system > tabela "computer name". Mbaje shėnim IP dhe emrin e kompjuterit.


Nė kompjuterin e zyrės (rrjet/internet)

4. Hap programin "Remote Desktop Connection". Nė Windows XP e gjen tek menuja [start > programs > accessories > communications > remoted desktop connection] ose tek [start > run > mstsc]. Nėse kompjuteri i zyrės nuk ka Windows XP, tė duhet tė shkarkosh "Remote Desktop Client" nga faqja e Microsoft kliko ketu ...

5. Tek kutia e kompjuterit shkruaj IP ose emrin e kompjuterit qė do tė kontrollosh (atė qė mbajte shėnim nė hapin 3 mė lart) dhe shtyp butonin "connect" qė tė bėhet lidhja. Nėse ēdo gjė shkon siē duhet, tani do shikosh ekranin e kompjuterit tė shtėpisė qė do tė kėrkojė tė identifikohesh dhe pastaj mund ta pėrdorėsh njėsoj sikur tė ishe nė shtėpi. Kur shkėput lidhjen, kompjuteri i shtėpisė kyēet dhe kompjuteri qėndron ashtu siē e le. Kjo ėshtė gjė e mirė sepse mund tė vėsh njė program nė punė dhe kur kthehesh nė shtėpi e gjen tė mbaruar punėn.


Nėse lidhja dėshton

1. Kontrollo qė kompjuteri i shtėpisė ėshtė ndezur, ėshtė lidhur nė internet, dhe IP ėshtė e saktė. Shumica e lidhjeve tė internetit ofrojnė IP tė ndryshme sa herė qė lidhesh.

2. Nėse kompjuteri i shtėpisė lidhet nė internet nėpėrmjet njė kompjuteri tjetėr ose njė routeri, atėherė routeri duhet konfiguruar qė porta TCP: 3389 tė jetė e hapur.

3. Nėse kompjuterat pėrdorin firewall, ndrysho konfiguracionin qė tė mos bllokojė portėn TCP: 3389.

4. Shiko nėse janė hapur shėrbimet e nevojshme.
- Hap start > run > services.msc
- Gjej shėrbimet "terminal services" dhe "remote desktop help session manager". Tek kolona "startup type" duhet tė jenė "manual" ose "automatic". Nėse do ta pėrdorėsh shpesh programin, ndryshoji nė "automatic" qė tė bėhet pak mė shpejt lidhja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Si ta kontrollojmė kompjuterin nga njė kompjuter tjetėr?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si tja shymni dikujt kompjuterin
» Si ta pastroni Kompjuterin nga temp1.exe , temp2.exe ... !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Per rreth Kompjuterit :: E-books & Tutoriale-
Kėrce tek: