bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zjarri i xhelozisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Zjarri i xhelozisė Empty
MesazhTitulli: Zjarri i xhelozisė   Zjarri i xhelozisė Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 10:57 am

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Ē’ėshtė xhelozia? Sėmundje? Cilat janė shkaqet e kėsaj sėmundjeje dhe si mund ta mjekojmė?

Xhelozia ėshtė reagim, qė nė tė vėrtetė tregon interesim, pėrkujdesje dhe ruajtje. Burri xheloz revoltohet e nervozohet shumė shpejt pėr ēdo gjė tė keqe qė prek familjen e tij. Gjithashtu edhe gruaja xheloze revoltohet dhe zemėrohet pėr burrin e saj, nėse dikush e konkurron atė.



Nė psikologji, xhelozia ėshtė njė reagim qė gėrshetohet nga katėr reagime tė tjera qė janė: zemėrimi, frika, dėshpėrimi dhe neveria. Nė rastet e xhelozisė sė fortė shfaqet smira, lakmia dhe dėshira pėr hakmarrje. Nė pėrgjithėsi xhelozia ėshtė reagim i turbullt, qė njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush qė po konkurron pėr pozitėn, vendin apo dashurinė e njė personi.

Nė tė njėjtėn kohė ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin atė qė dėshiron.

Reagimi i xhelozisė gjendet tek tė gjithė njerėzit nė shkallė tė ndryshme. Ka njerėz qė bėhen xhelozė nė disa raste, por shumė shpejt e kontrollojnė veten pėrpara se besimi nė vetvete t’u lėkundet. Ndjenjat e xhelozisė tek ai luajnė rolin e nxitėsit drejt suksesit kundrejt sfidės, pa mundur tė krijojnė ndjenjat e smirės e tė lakmisė. Por, ka njerėz qė bėhen shumė xhelozė dhe ndjenjat e frikės, tė dėshpėrimit dhe tė neverisė e sundojnė, e shumė shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai ėshtė i mangėt, i pafuqishėm dhe fajtor. Tėrė kėto janė ndjenja tė dhembshme, qė e nxisin njeriun drejt armiqėsisė kundrejt sfiduesit apo edhe dėmtimin e ēėshtjes pėr tė cilėn konkurrohet. Nėse dėshton, atėherė i kthehet hileve shpirtėrore mbrojtėse, tė cilat mund tė kalojnė kufijtė, duke e rrėnuar shpirtėrisht. Nė tė shfaqet paqėndrueshmėria shpirtėrore apo sėmundje tė ndryshme si psikosomatia, njė sėmundje tepėr e rėndė, qė ka si shkak ndjenjat e smirės, tė dėshpėrimit dhe tė pafuqisė qė mbizotėrojnė mbi njeriun xheloz.

Shenjat e njė xhelozie tė lehtė nuk konsiderohen tė dėmshme pėr shėndetin mendor, sepse ato janė shtytės pėr punė, aktivitet dhe pėrfitim pėrvoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve nė fushėn e konkurrencės. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nėse ėshtė e lehtė, do ta shtyjė atė tė shfaqė dashurinė e saj dhe interesimin pėr tė, ndėrsa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta bėjė atė tė jetė i kujdesshėm ndaj saj si dhe tė ndiejė mbrojtjen e tij.

Pak xhelozi kėrkohet, qė edhe jeta bashkėshortore tė jetė e bukur. Xhelozia e tepėrt ėshtė ndjenjė e dhembshme, qė e torturon tė zotin dhe tė tjerėt rreth tij, shkatėrron jetėn shoqėrore dhe rrėnon shėndetin shpirtėror. Xhelozia e fortė konsiderohet si njė shkak i drejtpėrdrejtė i shumė sėmundjeve mendore dhe shoqėrore. Kėshtu, pėr shembull, nėse xhelozia e fėmijės ndaj vėllait tė tij tė vogėl ėshtė e fortė, do ta bėjė atė tė hakmerret e tė armiqėsohet, jo vetėm me tė, por edhe me prindėrit e tij. Kjo xhelozi mund ta bėjė tė tėrhiqet e tė ndrydhet nė vetvete, mund tė shkaktojė disa anomali si: mekjen e gojės, urinimin e pavullnetshėm, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta bėjė qė tė qajė shpejt a tė gėnjejė.

Nėse xhelozia e gruas ėshtė e fortė, mund ta armiqėsojė me burrin e saj, tė hakmerret apo edhe t’i prishė jetėn bashkėshortore me grindje e konflikte, tė cilat mund tė ēojnė nė ndarje.

Kjo xhelozi mund tė nxisė edhe kryerjen e krimeve. Ja disa nga rastet kriminale qė kanė si shtysė ndjenjėn e xhelozisė: njė nėpunės i vuri flakėn magazinave tė kompanisė vetėm se shoku i tij fitoi dhe u caktua magazinier nė to; njė fėmijė hodhi vėllanė e tij tė vogėl nga dritarja kur ndjeu se ai po e konkurronte nė dashurinė e prindėrve tė tij, kur ndjeu kalimin e dashurisė sė prindėrve tek vėllai i vogėl.



A mund ta quajmė sėmundje xhelozinė?

Xhelozia mund tė rritet dhe mund tė bėhet sėmundje psikike qė ndryshe quhet “sėmundja e xhelozisė”.

Simptomat e saj janė frika prej humbjes sė dashurisė sė personit tjetėr, parashikimi i privimit nga i dashuri nėse ndahet. Kėshtu gruaja “e sėmurė nga xhelozia” hidhet mbi burrin e saj dhe e mban pėr vete e nėse ai largohet pak nga ajo, pėr ēdo lloj arsyeje, ajo ndien xhelozi dhe dyshon nė sjelljet e tij. Imagjinon sikur ai po shkon tek njė grua tjetėr. Jeton nė dėshpėrim, zymtėsi dhe ndien xhelozi pėr punėn, shokėt dhe tė afėrmit e tij, ndonjėherė edhe prej librave apo fėmijėve, sepse ato e largojnė prej tij.

Fėmija i sėmurė me “xhelozi” frikėsohet prej humbjes sė dashurisė sė nėnės kur ajo largohet pėr nė punė apo edhe kur pėrkujdeset pėr ndonjėrin prej vėllezėrve. Ky fėmijė dyshon nė dashurinė e saj pėr tė. Do tė imagjinojė qė ai ėshtė i pėrbuzur nė familje. Atij do t’i vishet dėshpėrimi dhe shqetėsimi. Sėmundja e xhelozisė mund tė ēojė edhe nė sėmundjen e fobisė prej shkollės. Ai refuzon tė shkojė nė shkollė, jo prej frikės sė mėsueses apo tė shokėve, por prej frikės sė humbjes sė dashurisė sė nėnės.

Vetė sėmundja e xhelozisė tregon egoizmin e personit dhe dashurinė e tij ndaj vetvetes, dėshirėn pėr tė marrė pa dhėnė, kėrkon qė dėshira e tij tė zotėrojė e tė sundojė.

Gruaja e sėmurė me xhelozi e do veten e saj mė shumė se burrin pėr tė cilin bėhet xheloze. Fėmija me kėtė sėmundje pėrqendrohet nė veten e tij, i shqetėsuar, pa besim nė vetvete e kjo e bėn atė tė imagjinojė konkurrencėn dhe privimin. Kjo sėmundje mund tė ketė shkak edhe gabimet e personit kundrejt atij qė do. Ai ka frikė prej humbjes sė dashurisė sė tij dhe bėhet shumė xheloz pėr tė. Burri, ndoshta mund tė ndiejė qė nuk ėshtė i sinqertė me gruan e tij dhe ndien faj e shqetėsim pėr kėtė tradhti. Ai ka frikė se ajo do ta lerė, nėse e zbulon. Mė pas, ai i hedh tej kėto ndjenja, duke ia hedhur tė shoqes e duke dyshuar nė dashurinė e saj. Ka frikė se ajo mos i pėrgjigjet konkurrentit tė tij tė pretenduar, duke parashikuar largimin e saj.

Ndjenja e xhelozisė sė fortė, nė mė tė shumtėn e rasteve, ka si burim nxitjen e stresit, duke e bėrė atė mė shumė se tė tjerėt tė jetė objekt i ndjenjave tė xhelozisė. E bėn atė tė ndiejė privimin apo kėrcėnimin pėr privim nė shumė raste. E bėn atė nervoz, tė shqetėsuar e tė ketė smirė njerėzit, qė ndoshta mes tyre mund tė ketė konkurencė tė vėrtetė apo imagjinar.

Gruaja mund tė ndiejė xhelozi pėr burrin e saj e mund tė nervozohet. Shan ēdo grua qė flet me tė edhe nė qoftė se ajo ėshtė nėna e tij, motra apo ndonjė grua qė s’ka asnjė lidhje me tė.

Vetė parapėrgatitja pėr xhelozinė e fortė pėrbėhet nga njė grup elementėsh psikikė, ku mė i rėndėsishmi ėshtė ndjenja e mangėsisė, e shqetėsimit, ndjenja e fajit dhe e armiqėsisė. Tė tėra kėto janė elementė shpirtėrorė, qė nėse kultivohen tek njeriu, e bėjnė atė me besim tė pakėt nė vetvete dhe tek tė tjerėt, nervozohet shpejt. Suksesin e tė tjerėve e konsideron si dėshtim tė tijin. Atė e vret ky sukses dhe i ka smirė ata.

Parapėrgatitja pėr xhelozi kultivohet qė nė vegjėli nėpėrmjet ndjesisė sė fėmijės pėr pasiguri, ankth nė marrėdhėniet e tij me prindėrit, mėsuesit e tė tjerėt. Njė prej faktorėve tė pasigurisė sė tij dhe paqetėsisė ėshtė ndjesia qė ka ai pėr preferencėn e njėrit prej fėmijėve ndaj tij. Pėrsėritja e kėsaj preference e bėn atė tė ndiejė nėnvlerėsim dhe paaftėsi, e kupton pasigurinė dhe mospranimin. Pozita e tij shoqėrore lėkundet nė shtėpi dhe shkollė. Tek ai kultivohet shqetėsimi, armiqėsia dhe ndjenja e mangėsisė.

Ai do tė jetė objekt i xhelozisė nė etapat e tjera tė jetės.


Gratė janė mė shumė xheloze se burrat

Nga studimet qė janė bėrė ka dalė se gratė janė mė shumė xheloze se burrat. Pohime tė njė gruaje xheloze: “Ndjejat e xhelozisė janė shumė lodhėse. Ato janė njė pėrzierje shqetėsimi, frike, krize, dridhjeje tė brendshme dhe ngrirje muskujsh. Ndonjėherė stomaku mė shqetėohet dhe filloj tė ndiej dhembje, koka mė ēahet nga dhembja dhe ndiej njė nxehtėsi qė ngrihet nga kėmbėt nė kokė, ngushtim nė kraharor dhe fyt. Zėri mė dridhet dhe muskujt e fytyrės mė pezmatohen. Ndiej sikur ajo ka ngrirė. Mė pėrshkon njė nervozizėm i ērregullt, pa adresė. Ndjenja mė e keqe ėshtė kur lėkundet besimi nė vetvete e kjo duket qartė kur krahasoj veten me tė tjerat dhe dal e mundur. Ndiej qė jam e mangėt, se me mua nuk ia vlen dashuria dhe interesimi e se burri im mund tė pėlqejė njė tjetėr. Por , kėto ndjenja tė frikshme nuk vazhdojnė gjatė, sepse unė jam shumė e sigurt pėr dashurinė e madhe tė tij. Sa herė mė sulmojnė ndjenja negative, vrapoj e mbėshtetem nė atė bagazh pozitiviteti tė marrėdhėnies sonė e kėshtu zemėrimi mė largohet sė bashku me dėshpėrimin, duke m’u kthyer besimi nė vetvete.

Ndonjėherė zbrazem me inat, duke kritikuar sjelljet e tij, por krenaria ime mė ndalon t’i drejtohem drejtpėrdrejt se unė jam xheloze, vetėm kundėrshtoj sjelljet e tij. Herė tė tjera preferoj tė hesht e mbi mua bie njė re zemėrimi qė pengon diellin e zakonshėm tė jetės tonė dhe e ndiej dhembjen e saj.

Kėtė meriton ai, sepse nuk e vė re dhembjen time dhe nuk pėrkujdeset pėr ndjenjat e mia edhe pse ai ėshtė i vetmi qė di tė fshehtat e mia, dobėsitė dhe vendet qė mė lėndojnė. Kush do njė njeri, bėn gjithēka qė i pėlqen atij dhe i largohet ēdo gjėje qė e zemėron dhe e lėndon.”
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Zjarri i xhelozisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: