bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zhvillimi psikologjik i femijeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Zhvillimi psikologjik i femijeve Empty
MesazhTitulli: Zhvillimi psikologjik i femijeve   Zhvillimi psikologjik i femijeve Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 2:51 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Per nje kohe shume te gjate eshte treguar nje interes i vecante ne
studimin e zhvillimit te natyres se femijes. Si pasoje e ketyre
studimeve kane dale ne pah pyetje te cilat tregojne rruge qe mendohet
si me e mira per te rritur nje femije te shendetshem. Ne shek.XIX u
bene me shume studime mbi femijet, mbi evolucionin e tyre biologjik dhe
sociologjik.Keto studime do benin te mundur te dihej me teper mbi
procesin e rritjes dhe zhvillimit te nje femije.Ne kohet dhe ditet e
sotme pyetjet qe nxisin me shume studimet shkencore jane:
1-Fusha e zhvillimit te femijes ne aspektin sesi ndryshojne ata pergjate rritjes dhe zhvillimit te tyre .

2-Faktoret qe ndikojne ne keto ndryshime.
Studiuesit qe merren me zhvillimin e femijes perdorin strategji te
ndryshme kerkimore .Por vihet re se asnje nga te gjitha keto metoda nuk
eshte e vetme apo gjithperfshirese. Cdo metode ka kufizime dhe
avantazhe.Ne baze te ketyre strategjive kane dale nje sere te dhenash
qe zgjerohen me tej me kohen.
Ato jane :
1-Studimi i zhvillimit te femijes eshte nje studim qe ka filluar
vone ne kohe . Ajo eshte bere nje fushe ne vete ne fund te shek.XIX.
2- Nga dy shkencetare kane ardhur pikepamje te kunderta per zhvillimin e nje femije .

a-Xhon Lok

b- Xhin Xhekis

a- I pari thote se ne lindje mendja eshte “tabula rasa “qe do te thote
eshte si nje pllake e bardhe qe eshte krejtesisht bosh e pret te
shkruhet. Kjo ben qe femija te kete nevoje per nje edukim dhe drejtim.

b-Shkencetari i dyte besonte se nje femije ka aftesi dhe interesa te
lindura.Atij duhet ti lejohet qe boten ku jeton ta eksploroje lirisht
dhe nepermjet ketyre eskplorimeve te mesoje.Nese fillojme te bejme nje
ese mbi fillesat e kohes kur ka filluar studimi i femijeve vihet re qe
ajo arrin nga pikpamja biologjike gjithmone deri ne kohen e Carls
Darvinit.Vete Darvini u tha studiuesve se vetem nese studiojme
zhvillimin biologjik dhe psikologjik mund te arrijme ne stadin e tille
qe te studiojme adultin dhe sjelljet e tij.Themeluesi i idese se
studimit te femijeve ka qene Stenle Holl. Ky i fundit eshte marre edhe
me studimin e adoleshenteve. Nje nga arritjet e para te studimit
shkencor te femijeve ka qene zhvillimi i testit te inteligjences prej
Binetit dhe Simonit.

Teorite e zhvillimit te femijeve ndahen ne disa kategori te
pergjithshme. Disa prej teorive me kryesore dhe themelore e shpjegojne
sjelljen e nje femije si rrjedhoje e bashkeveprimit midis potencialit
gjenetik dhe pervojave ambientale. Disa te tjera e shpjegojne ne atesi
nje pasoje e pervojes dhe e mesimit.Keto te fundit nuk e marrin ne
konsiderate trashegimine gjenetike. Studimi i rritjes dhe i zhvillimit
te femijes bazohet ne studimet qe bejne te mundur identifikimin e
kulturave te ndryshme dhe krahasimin midis tyre. Nese i mendojme
mendjet e bebeve si kompjuter te formuar prej neuronesh dhe te
programuar nga informacioni arrijme te shohim vogelushet ndryshe. Bebet
e porsalindura dine mjaftueshem rreth njerezve , objekteve dhe gjuhes.
Me e rendesishmja eshte se bebet kane mekanizma te fucishem nxenieje.
Keta mekanizma iu bejne te mundur bebeve te revizionojne, rimodelojne
dhe ristrukturojne spontanisht njohurite e tyre. Vete bebet gjithashtu
kane mekanizma me te mire te riparimeve afer jetes se tyre. Ky person
eshte nena. Te rriturit jane projektuar te sillen ne menyre te tille qe
femijet te mesojne prej tyre.
Teorite e zhvillimit te nje femije ndahen ne disa kategori te pergjithshme :
Teorite epigenotike

Keto teori e shpjegojne zhvillimin dhe sjelljen e femijes duke u bazuar
ne bashkepunimin ndermjet ambjetit dhe trashgimise gjenetike te
personit. Teorite e tjera e shpjegojne sjelljen dhe zhvillimin ne baze
te pervojes se kaluar dhe te mesuarit te individit. Keta teori quhen
teori ambientale. Teoria psikoanalitike paraqitet ne pergjithesi si
teori biologjike e personalitetit.
Teoria e Froidit pohon se Idi, Oni, Mbi Uni se bashku luajne rol ne
strukturen dhe zhvillimin e personalitetit te njeriut. Idi eshte i
pranishem qe ne lindje dhe eshte forca e energjise. Ajo udhehiqet nga
instiktet. Ai drejtohet per te kenaqur nevojat dhe deshirat baze. Kjo
gje i shkakton bebes ne menyre te pashmangshme tensione te pazgjidhura
, nderkohe qe lufton te perballet me nevojat e realitetit.
Me qellimin qe bebi i vogel tashme ne rritje te perballet me
realitetin shfaqet “Uni”. Uni punon per te rregulluar deshirat dhe
udhehequr mendimin dhe sjelljen e nje individi.
Gjate fazes se femijerise se hershme shfaqet “Mbi Uni”. Ai shikohet
si nje perfaqesues i brendshem i vlerave sociale dhe tradites. Mbi Uni
nuk trashegohet dhe nuk eshte i pranishem ne lindje. Mbi Uni zhvillohet
si rrjedhoje e mesimit dhe bashkeveprimeve sociale .
Idi, Uni, Mbi Uni jane koncepte te zhvilluara nga Frodi per te
shpjeguar komponentet biologjike (Idi) Psikologjike (Uni) dhe sociale
(Mbi Uni)
→Komponetet e zhvillimit
Stadi Oral
Stadi Oral i bebes shkon nga lindja deri ne 18 muaj. Gjate kesaj
kohe foshnja krijon lidhjet e para me boten dhe qenjet e tjera qe e
rrethojne.

Goja eshte pjesa e trupit me te cilen eshte lidhur mbijetesa e nje bebeje (0→18 muaj) .

Prej saj merret kenaqesia dhe shuhet dhimbja e urise. Keto jane nder
elementet e para qe ai meson e qe i duhet edhe me vone per mbijetese .
Veprimtaria e nje foshnjeje rrotullohet rreth ndjeshmerive dhe
veprimtarive orale. Me te lidhen shprehja e interesave, lidhja dhe
perforcimi i ndjenjes se sigurise, ndijimi i memesise se mire apo te
sikletshme, besdiare e ambientit apo shuplakat e tij . Ndaj goja
konsiderohet zone berogjene .
Stadi anal
Ky stad fillon rreth moshes 1 vjec dhe zgjat deri sa ai behet 3
vjec. Kenaqesia tek femija rrjedh jo nga ngacmimi por nga derdhja e
feceve dhe pergatitja e femijes nga ana e tij dhe e prinderve e nga ana
tjeter per ta bere ate te kuptoje rrugen qe duhet te ndjeke per te
kontrolluar trupin e tij. Femija ua ve veshin prinderve por dhuron dhe
shperthime inati kur ata nuk reagojne ndaj miresise se tij.
Stadi Fallik
Zgjat nga 2 vjec e gjysem deri ne 4 vjec.

Kjo perben kalimin e zones erogenetike dhe organet genitale. Femija
tashme eshte rritur dhe ka aftesine te zbuloje se organet genitale jane
burim kenaqesie.

Stadi Edipik, ka te bej me konpleksin ku femija bie ne gjendje kllapie
dhe stresi sepse mendon se dashuron nenen e tij dhe ajo eshte vetem e
tija.

Zgjidhja e tij ndikon ne shendetin e mevonshem mendor te nje femije.
Stadi Latences
Ky stad shfaqet pas moshes 6 vjec ai shkon deri ne pubertet. Ai
karakterizohet nga ndjenja seksuale latente. Gjate kesaj periudhe
femija nuk eshte i terhequr nga nje deshire seksuale dhe perpiqet te
kaloje kohen duke njeshtezuar nje sere aftesish dhe duke ushqyer e
nxitur interesat e tjera te ndryshme.
Stadi gjenital
Gjate periudhes se fundit te zhvillimit psikoseksual fokusi
perqendrohet ne kenaqesine qe rrjedh prej regjionit gjenital. Kjo
periudhe fillon kur fillon puberteti dhe zgjat gjate gjithe periudhes
se pjekurise. Karakterizohet me perpjekje drejt maturimit seksual, pasi
individi kerkon te gjeje dike te seksit te kundert me te cilen
shkembejne kenaqesi seksuale.
Pjazhe thoshte se tek individi ekziston nje organizem i brendshem i
mendimit i paraqitur si strukture konjektive qe eshte lidhur me stadet
e zhvillimit intelektual.
• Stadi sensamator (lindje deri ne 2 vjec)

• Preaperacional (2-7 vjec)

• Operacional konkret (7-12 vjec)

• Te menduar operacional formal (12 vjec e lart)
Femijeria e hershme ka te beje qe ne kohen e lindjes deri ne 4
muajsh. Detyra kryesore e foshnjes gjate ketyre muajve eshte zhvendosja
e e kuilibrit dhe vendosja e fillimit te zhvillimit te marredhenjes
femije tutor. Ajo ne lindje ndjek me sy objektet. Femija lind me
reflekset e thithjes dhe tr parjes. I pergjigjet ne menyre pozitive
stimujve njerezor. Ne moshen 30 diteshe femija njeh nenen e tij dhe i
pergjigjet asaj me buzeqeshje. Ne moshen 45 diteshe foshnja i
pergjigjet me buzeqeshje dhe babait. Ata filloje bejne ”guga” nga mosha
4-6 muajsh. Foshnja ne 4 javet e para te jetes ha, fle, e ze lemza,
thith gjoksin e nenes, vjell, hap e mbyll gishtat. Nga 14-20 jave ai
kap ngacmuesit ndjesore dhe pamore.
Femija 8 javesh reagon ndaj perpjekjeve qe bejne te rriturit per tu
afruar emocionalisht me te. Cereku i dyte i vitit te pare provon te
jete thuajse dramatik ne drejtim te transferimeve te sjelljes se saj
kur kalon nga pozicioni ne shpine ne ate ulur. Zgjerohet vrima anale,
forcohet pulsi, femija buzeqesh. Ky eshte nder elementet qe e sjell ate
ne drejtimin shoqeror.
Femija synon te cohet ne kembe kur eshte 28 javesh. Kur eshte 56
javesh femija qendron vete ne kembe. Kur femija shkon nga 6-10 vjec
karakterizohet nga njohja me e madhe e botes, forcimin e rendesise se
marredhnjeve me moshataret dhe perfeksionimin e aftesive te reja fizike
dhe intelektuale.
Erikson e karakterizon kete si nje periudhe qe perben krizen e
zellit per pune kundrejt inferioritetit. Nderkohe qe rritet rreze
vetevetes dhe zhvillohen kompetencat per kryerjen e detyrave fizike,
intelektuale dhe sociale, sistemi nervor qendror maturohet. Ne kete
menyre femija mund te kryeje detyra mature komplekse dhe veprime
mendore me komplekse. Femijet ne kete moshe zhvillojne krenarine dhe
vetebesimin, tregohen me pak te varur ndaj prinderve te tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Zhvillimi psikologjik i femijeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: