bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Skizofrenia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Skizofrenia Empty
MesazhTitulli: Skizofrenia   Skizofrenia Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 2:08 pm

Skizofrenia

--------------------------------------------------------------------------------

SKIZOFRENIA ESHTE QRREGULLIM PSIKIK ME ORIGJIN TE PANJOHUR E CILA KARAKTERIZOHET ME QRREGULLIM TE MENDUARIT DHE PERCEPTIMIT KURSE EFEKTI ESHTE JOADEKUAT.SKIZOFRENET JANE ME VETEDIJE TE KTHJELLET DHE ME FUNKSIONE INTELEKTUALE TE RUAJTURA NDONESE ME KOHE MUNDE TE PARAQITEN DEFICITE KOGNITIVE.
NE LINDJEN E SKIZOFRENIS ROL TE RENDESISHEM LUAJNE FAKTORET BIOLOGJIK DHE PSIKOSOCIAL.
QE NGA KOHERAT E HERSHME ESHTE E NJOHUR SE SKIZOFRENIA PARAQITET ME SE SHUMTI NE DISA FAMILJE RREZIKU I SEMURJES PER ANETARE ME TE AFERT TE FAMILJES SE TE SEMURIT ESHTE MIDIS 4-9%.
FAKTORET TE CILET NDIKOJNE NE FILLIMIN E SEMUNDJES NUK JANE SPECIFIKE PER SKIZOFRENIN MIREPO STRESET JANE SPECIFIKETE CILAT NE INTERAKSION ME FAKTORET PREDISPOZITIV PERSHPEJTOJN SEMUNDJEN.
--LLOJET E SKIZOFRENIS JANE;
SKIZOFRENIA HEBEFRENE-eshte forme e skizofrenis qe paraqitet me heret ne adoleshenc kur dominojn ndryshime afektive,sjellja eshte e papergjegjshme.
--SKIZOFRENIA SIMPLEKS-ka fillim gradual te padukshemdhe zhvillim progresivi cili manifestohet me sjellje te quditshme.
--SKIZOFRENIA KATATONE-manifestohet me qrregullime psikomotorike siq jane hiperkinezia dhe stepori.
--SKIZOFRENIA PARANOIKE-paraqitet me vone madje ne dekaden e tret apo te katert te jetes dhe karakterizohet me shfaqjen relativisht te gjate te ideve paranoike
__________________


Antarėsuar: Apr 2007
Vėndndodhja: Atje ku unė do tė jem ti...
Postime: 4,149
Temat: 490 Titulli: Skizofrenia

--------------------------------------------------------------------------------

Skicofrenia ėshtė semundje shumė komplekse, ku edhe simptomat janė tepėr komplekse.
cheers Skicofrenia ėshtė semundje shumė komplekse, ku edhe simptomat janė tepėr komplekse. Sa i pėrket diagnozės psikiatrike tė skicofrenisė ka shumė mosmarrėveshje. Kėtu do tė prezentohen disa teori tė ndryshme pėr diagnozėn, shkaqet dhe tretmanet duke u bazuar nė manualet e diagnostifikimit sipas DSM IV ose ICD 10 (F20-F29).
Skicofrenia ėshtė formė e pėrseritur dhe shpeshherė kronike e sjelljes anormale qė i referohet asaj qė shumė prej nesh quajnė 'ēmenduri'.
Psikiatri zvicerian Eugen Bleueler ka perdorur nocionin “skizofreni” pėr herė tė parė, fjalė kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do tė thotė “ shpirt i ndarė”.Psikiatėrt e klasifikojnė skicofreninė si psikozė. Me kėtė ata nėnkuptojnė, sipas mendimit tė tyre, njė person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetė, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i ndarė, idetė dhe vlerat qė njerėzit e tjerė nė atė kulturė i mbajnė si tė vėrteta). Pėrveē kėtyre simptomeve, personi mund tė dėgjoj zėra, apo besojnė qė njerėzit e tjerė mund tė ju lexojnė mendjen dhe kontrollojnė mendimet e tyre.
Shumica e psikiatėrve i konsiderojnė kėto simptome si ērregullim psikiatrik. Pėr t’i trajtuar kėto simptome ata zakonisht u japin pacientėve barna tė forta pėr qetėsim (benzodiazepine - tranquillisers). Megjithatė ēdokush nuk i beson kėto mendime tė kėtyre episodave psikologjike. Ide alternative pėr kėtė ėshtė se kėto janė reaksione natyrale dhe logjike pėrshkak tė ndonjė ngjarje tė keqe nė jetė; me fjalė tė tjera nga ndonjė shqetėsimi tė madh. Shumė njerėz preferojnė ta shikojnė skicofreninė nė mėnyrė tė pėrgjithshme. Ata e theksojnė nevojėn pėr tė menduar pėr pėrvojat individuale dhe rėndėsinė pėr tė kuptuar se ēka do tė thojnė kėto pėrvoja pėr atė individ.
Pėr shembull dėgjimi zėrave, nė disa kultura tė ndyshme dhe nė disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetėr domethėnės.
Diagnostifikimi sipas DSM IV

Njė pėrson skicofren duhet tė ketė tė paktėn kėto simptome sipas manualit tė diagnistifikimt, qė pėrdorėt nėpėr qėndra psikiatrike.

A: Simptomat karakteristike

Dy (ose mė tepėr) nga simptomat e mė poshtme, prezente nė njė pjesė kohe rreth njė mujore (ose edhe me pak) jane tė mjaftueshme pėr te percaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i ērregullt (jo i rrjedhshėm)
4. Sjellje katatone, ose ērregullsi e theksuar nė sjellje
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si psh: mungese iniciative, mungesė dėshire, varferim (ose bllokim i plotė) fjalimi, etj.

B: Ērregullimi nė jetėn soociale/profesionale:
Ērregullim, i tillė qė rėnja nė prodhimtari tė jetė e dukshme nga ē'ka qenė para shfaqjes fillestare te simptomave, nė njė ose mė teper fusha tė funksionimit si psh: puna, marredhenjet interpersonale, kujdesi per vetėn... etj, gjatė njė periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjės sė sėmundjes ose simptomeve skicofrenik
C: Kohėzgjatja:

Shenja tė vazhdueshme tė shqetėsimeve duhet tė jenė shfaqur gjatė 6 muajve tė fundit. Kjo periudhė 6-mujore duhet tė pėrfshije tė pakten njė muaj qė nga shfaqja e simptomeve nga grupi A (faza aktive e simpomave), dhe mund tė pėrfshijė periudha tė simptomeve si fazen aktive te keqėsimit ose fazėn e shfaqjės se simptomeve pozitive (dmth. permirėsim nė funksione te ndryshme).Kėto simptome mund tė jenė tė njejta me sėmundjet tjera mentale siq janė ērregullimi bipolar dhe ērregullim skicoafektive apo mund tė jenė rezultat i ndonjė problemi fizik. Psikiatėrt dallojnė gjatė diagnozės se skicofrenisė disa sipmtomeve pozitive dhe negative.
Simptomet pozitive pėrfshijnė:
Mendime tė ērregulluara
Halucinime, si dėgjime tė zėrave apo tingujve
Deluzionet
Iluzionet
Simptomet negative pėrfshijnė:
kur ndjehen tė pa interesuar dhe pa emocionalisht tė zbrazėt
pamundėsi pėr t’u koncentruar
dėshira pėr tė qėndruar larg prej njerėzve
nevojė pėr te u ndjerė tė mbrojtur
Simptomet pozitve

Mendime tė ērregulluara

Njė person i cili pėrjeton mendime tė ērregulluara nuk ėshtė nė gjendje tė vazhdojė mendimin nė mėnyrė logjike, dhe idetė e tyre shfaqen si tė pėrziera dhe nuk kanė kuptim pėr tė tjerėt. Kjo mund ta bėjė bisedėn me ata shumė vėshtirė kėshtu qė kjo mund ti shtojė ndjenjat e izolimit dhe vetmisė. Ata e ndjejnė vetėn jo tė kuptuar.
Halucinimet

Halucinacionet definohen si: Eksperienca sensuale (shqisore) qė nuk shkaktohen nga stimuj tė jashtėm aktuale (tė vertetė). Nė shumicėn e rasteve tek skizofrenėt kėto pėrjetime (eksperienca) janė auditore (zėra).
Pra, disa njerėz dėgjojnė zėra qė tė tjerėt pėrreth tyre nuk i dėgjojnė. Kėto zėra mund tė jenė tė njohura, miqėsore apo kritike. Zėrat mund tė bisedojnė pėr mendimet apo sjelljet e personit qė i dėgjon zėrat, apo ju tregojnė ēka tė bėjnė. Pra, shumica e pacientėve degjojnė zėra qė komentojnė sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Prap tė tjerė degjojnė zėra qė diskutojne me njėri-tjetrin. Tek pacientet skicofren nė shumė raste kėto zėra shkaktojnė frike - por te disa tė tjerė kėto zėra mund tė kenė edhe efekt qetėsues.

Cave (kujdes): Vetėm nėse dikush dėgjon zėra nuk do tė thotė qė janė skicofrenik.

Bazuar nė disa hulumtime katėr pėrqind i popullėsisė dėgjon zėra, dhe pėr shumicėn kėta zėra nuk janė problem. Por njerėzit qė e kanė diagnozėn e skicofrenisė duket qė ata dėgjojnė zėra mė sė shumti zėra kritik apo jo-miqėsor. Ata ndoshta kanė dėgjuar zėra gjatė tėrė jetės sė tyre mirėpo pėr shkak tė ndonjė shqetėsimi tė madh nė jetė i bėnė ata qė t’i dėgjojnė zėrat mė shumė dhe mė vėshtirė qė tė jetojnė me ta. Njerėzit ndonjėherė dėgjojnė poashtu edhe tingllime nė vend tė zėrave.

Deluzionet


Halucinimet nė shumicėn e rasteve janė tė shoqeruara me simptoma tė tjera, dhe veēanerisht deluzionet. Njerėzit qe pėrjetojnė halucinacione ndjejnė nevojėn t’i shpjegojnė kėto zera. Kėto shpjegime shpesh pėrfshijne ide deluzive. Kėto janė ide tė gabuara, tė pabazuara nė realitet. Shpesh deluzionet ėshtė e vėshtire tė percaktohen si tė tilla. Ato mund tė jenė edhe fakte tė verteta apo realitet. Nė tė shumtėn e rasteve psikologet binden mbi tė qenurit ose jo te nje ideje deluzioni bazuar mbi insistimin dhe mbrojtjen me ēdo kusht tė ideve tė tilla nga pacientėt skicofren, shpesh e shoqeruar me fakte absurde, alogjike. Pacientė deluzivė e kanė tė pamundur tė perceptojnė (kuptojnė) atė ēka tė tjerėt mendojnė lidhur me idenė e tyre, dhe janė tė pazotė tė ndalojnė mendimet mbi keto deluzione, si edhe tė vazhdojnė te flasin mbi to papushim. Deluzionet mė tė shpeshta janė ato qė dikush tjetėr po u imponon keto mendime ne kokė, njerezit rreth e qark janė te aftė tė lexojnė keto mendime nga mendja e pacientit, ose qe pacienti eshte i kontrolluar nga forca te jashtme misterioze. Shumė deluzione kane pėrmbajtje vetemadhėshtie ose paranoide.
Simptomet negative

Simptomet e tjera si tėrheqja nga shoqėria, humbja e interesimit, moskoncentrimi pėrshkruhen si simptome negative sepse janė mė pak tė qarta. Mund tė jetė shumė vėshtirė qė tė pėrcaktohet se a janė kėto pjesė e skizofrenisė apo vetėm personi ėshtė duke reaguar nė simptome tė tjera tė cilat pėr atė janė shqetėsuese dhe frikėsuese. Pėr shembull varet nga pėrvoja mirėpo dikush mund tė jetė i palėvizshėm dhe shumė i qetė me orė tė tėra pėrderisa dikush tjetėr lėviz vazhdimisht. Kėto simptome mund tė jenė rezultat i sjelljeve tė njerėzve tė tjerė ndaj tyre. Shpesh ndodh qė njerėzit qė kanė probleme me shėndet mental diskriminohen apo injorohen, qė mund tė shkaktojė ndenja tė izolimit, depresionit apo t’i lė pashpresa.

Shqetesime ne ndjenja afektive dhe emocionale:
Kėtu pėrfshihet ngurtėsimi nė shfaqjen e pėrgjigjeve emocionale. Keta paciente janė tė paafte tė shfaqin shėnja te emocioneve ose ndjenjave. Kjo simptome quhet 'ndjenje e ngurrtesuar'. Ata nuk jane as tė lumtur, as tė trishtuar, dhe duken krejtėsisht indiferente ndaj ambjentit rrethues tė tyre. Fytyrat e kėtyre pacienteve jane apatike (pandjenja) dhe pashprehje. Zėrave te tyre u mungon larmishmeria e intonacionit dhe ulje-ngritjeve te zėrit qė njerezit i perdorin per te shprehur gjendje te ndryshme. Ata janė totalisht te pakujdesshem per vetėn dhe pėr tė tjerėt (ne kuptimin e ngrenjes, veshjes etj).

Njė tjeter lloj i mungesės emocionale quhet “anhedonia”. Anhedoni do tė thotė pamundėsi pėr tė pėrjetuar kėnaqesi, mungesė te ndjenjave pozitive personale. Kėta pacientė humbasin interesin nė marredheniet sociale dhe aktivitetet tė tjera krijuese.

Apatia:

Shumė persona qė vuajnė nga skicofrenia janė tė shkėputur nga jeta shoqėrore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave tė para skicofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund tė jetė njė nga shenjat e para se dicka nuk shkon mirė. Izolimi social nuk eshte vetėm njė simptomė, por edhe njė startegji e perdorur nga pacientėt per t'ju bėrė balle simptomeve. Izolimi te shumė pacjente shoqerohet me pavendosmeri, pasiguri, dhe njė humbje e dėshires. Keta persona lėnė menjane punėn dhe qellimet personale, dhe janė te paaftė tė funksionojnė nė menyrė tė pavarur. Varferimi i procesit mendor ndryshe mund te shfaqet edhe si varferim i procesit tė tė folurit. Keta pacientė thjesht nuk kanė pėr ēfare tė flasin, apo nuk dinė se ēka tė flasin. Shpeshherė ndodh qė keta pacientė te hidhen nga nje mendim ne tjetrin pa arritur te perfundojne mendimin e nisur, gjė qe quhet “bllokim mendimi”.

Ēorganizimi

Disa simptoma nuk jane as pozitive, as negative. Njė shembull i tyre eshte ērregullimi i tė menduarit, ndryshe i quajtur “ēorganizim”. Ērregullimi i te menduarit perfshin fjalim te paorganizuar, jo tė rrjedhshėm. Te disa pacientė ka njė tendencė pėr tė folur pa kuptim, si psh te japesh pergjigje tė pakuptimta, tė shprehesh ide qe nuk kane lidhje me njera-tjetren, dhe te perdoresh fjalet ne menyre te ēuditshme (si psh. Neologismen). Ndryshe kjo mund tė quhet edhe “ērregullimi i mendimi” sepse paaftesia pėr tė komunikuar reflekton njė ērregullim nė rruget e tė menduarit qė drejtojnė te folurėn. Disa shembuj se si mund tė shfaqet ērregullimi: kalimi i abrupt nga njė temė nė njė tjetėr, ripėrseritja papushim e te njejtės frazė ose fjalė, etj.


Sjellja e Ēuditshme

Pacientėt skizofrenikė mund tė shfaqin forma tė ndryshme tė pazakonta te sjelljeve fizike, apo motorike.

Katatonia eshte nje shembull i kėtyre sjelljeve. Pacientėt me katatoni shpesh qėndrojnė te ngrirė, pa levizur, dhe mund te qendrojne ne ēdo pozicion qe dikush i ve pėr orė tė tera. Katatonia mund te shfaqet edhe si aktivitet i ekzagjeruar fizik. Ata jane te ndergjegjshem pėr ēka ju thuhet dhe pėr ēka ndodh rreth tyre por refuzojne tė pergjigjen ose tė levizin.Njė tjetėr shembull i sjelljeve te cuditshme eshte reagimi me ngarkesė emocionale te papershtashme me situatėn. Si pėr shembull tė qeshesh me zė tė lartė gjatė njė varrimi.
Ēka e shkakton skicofreninė?

Pėrshkak tė besimeve tė ndryshme pėr skicofreni nuk ėshtė lehtė tė identifikohet se prej nga vjen, mirėpo janė disa ideja tė ndryshme.
Kimia Trupore

Teoria me influencuese deri mė tani mbi shkaqet e skizofrenise ėshtė “hipoteza e dopmanies” qė fokusohet mbi funksionin e ketij neurotransmetuesi nė pjesėn limbike tė trurit. Dopamina ėshtė njė kemikal, i cili pėrcjell porositė nė mes qelizave tė trurit. Mosshkarkimi i ketij neurotransmetuesi nė sasinė e duhur nė tru mund tė jetė njė nga shkaqet kryesore. Medikamentet qė pėrdoren pėr kurimin e skicofrenise kanė si funksion tė stimulojnė ēlirimin (“prodhimin”) e dopaminės dhe kalimin e saj nga njėri Neuron nė tjetrin. Kėto medikamente quhen medikamente anti-psikotike.
Megjithatė dopamina nuk ėshtė i vetmi neurotransmiter qė ndikon nė shfaqjen e skicofrenisė. Serotonina ėshtė njė tjetėr neurotransmetues, dhe mė shumė gjasa ēekuilibri i sasisė sė dopaminės dhe serotoninės nė zonen kortikale te trurit mund tė jetė nje nga shkaqet mė kryesore, tė cilat sjellin deri tė paraqitja e simptomeve skicofrenike.
Trashėgimia

Hulumtuesit qė kanė shikuar apo kėrkuar posaqrisht pėr ’gjenin skicofrenik’ nuk kanė gjetur asnjė. Megjithėatė, ėshtė thėnė qė disa gjene tė veēanta mund t’i bėjnė disa njerėz mė tė pambrojtur nga simptomet, mirėpo kjo s’do tė thotė qė kėto gjene tė zhvillohen (tė aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerėzve, edukimi nė moshėn e re dhe ambienti ku ata rriten luajnė rol tė njejtė, sikurse edhe faktorėt psikologjik.

Pėrvojat familjare

Ekzistojnė teori tė ndryshme se ka familje tė njė lloji tė posaēėm qė mund tė kontriboj nė shkaktimin e skicofrenisė, por kjo ende nuk ėshtė mundur tė vėrtetohet deri mė tani. Pėrvojat e jetės familjare nė moshėn e re kanė efekt nė zhvillimin e personalėitetit, kjo teori pranohet nė pėrgjithėsi.
Ngjarje jetėsore stresuese

Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnė qė ndodhitė shtresuese mund ta shkaktojnė skicofreninė. Kjo pėrfshin nėse e humbni dikėn tė afėrt apo tendosja kur duhet ta ndėrroni punėn. Presionet e tjera tė vazhdueshme si varfėria, banimi nė vend tė pėrkohshėm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund tė kontribojnė nė problem. Bazuar nė njė studim mė shumė se gjysma e njerėzve qė dėgjojnė zėra negativ thojnė qė shkaktar i problemit ėshtė dhunimi fizik apo seksual. Gati njė qerek prej tyre qė janė ndjehur fajtor pėr veprimet e tyre kanė shkaktuar zėra negativ.
Keqpėrdorimi i drogės dhe alkoholit

Ende askush nuk e ka vėrtetuar qė zhvillimi i skicofrenisė ėshtė e lidhur me keqpėrdorimin (abuzimin) e drogės dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnė nė kėtė thashethėme qė e bėn kėtė lidhje. Ėshtė e mundshme qė njerėzit qė ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisė mund tė ketė reaksione tė kėqija me disa lloje tė drogės. Nė tėrėsi, shumica e specialistėve mendojnė qė skicofrenia shkaktohet nga dy faktor tė kombinuar; pėrbėrja gjenetike e personit mund ta bėjė atė mė tė dobėt, por ngjarjet stresuese apo pėrvoja jetėsore apo familjare tė posaqme mund ta shkaktojnė fillimin e simptomeve.
A ėshtė e mundshme qė disa njerėz tė ju jipet diagnoza mė shumė se tė tjerėve?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Skizofrenia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skizofrenia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: