bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 -----Psikika E Njeriut -----

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

-----Psikika E Njeriut ----- Empty
MesazhTitulli: -----Psikika E Njeriut -----   -----Psikika E Njeriut ----- Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 2:40 pm

Psikika E Njeriut

-------------------------- cheers -------------------------------------------------

PSIKIKA E NJERIUT

Vėnia e diagnozės sė sėmundjeve mendore ėshtė njė nga detyrat mė tė vėshtira nė praktikėn klinike tė psikiatrisė. Siē dihet mjetet diagnostike qė kemi nė dispozicion nuk janė tė shumta dhe metodat objektive tė ekzaminimit mjaft tė kufizuara. Nė kėto kushte diagnostikimi i kėtyre sėmundjeve mbėshtetet kryesisht nė kritere diagnostike. Qė tė bėhet njė diagnozė e saktė ėshtė e domosdoshme pajisja me koncepte tė sakta psikiatrike dhe njohja e mirė e tė gjithė simptomatologjisė sė sėmundjeve psikike, dhe sė dyti, tė zotėrohet mirė pėrdorimi i kritereve diagnostike bazė. Nė kėtė aspekt duhen sqaruar disa terma psikopatologjike, qė pėrdoren shpesh sidomos nė literaturėn e huaj psikiatrike. Kėshtu me termin “shenja” tė sėmundjes kuptohen ato tė dhėna objektive, qė klinicistėt arrijnė tė konstatojnė te njė i sėmurė psikiatrik, si p.sh. eksitacioni, euforia, amnezia, etj. Ndėrsa termi “simptoma” pėrdoret pėr tė shprehur ankesat subjektive tė pacientėve, siē janė p.sh. ankthi, mėrzitja, pagjumėsia, dėgjimi i zėrave etj. Nė psikiatri, gjithashtu, ndeshet edhe termi “sindromė”, nė tė cilin pėrmblidhen njė grup shenjash dhe simptomash, qė shpesh herė ndeshen sė bashku dhe formojnė modele tė njohura, p.sh. njė sindromė depresive mund gjendet nė njė ērregullim afektiv depresiv, nė demencat ose nė skizofreni. Ky term ėshtė mė pak specifik sesa termat “ērregullim” ose “sėmundje”. Nė tė vėrtetė shumica e ērregullimeve psikiatrike janė sindroma.
Tė gjithė studentėt dhe specializantėt, kur ndeshen pėr herė tė parė me praktikėn psikiatrike, ndiejnė se aftėsitė qė kėrkohen kėtu ndryshojnė nga ato qė shfrytėzoheshin mė parė nė sėmundjet e brendshme ose nė kirurgji. Por nė thelb aftėsitė qė nevojiten janė tė njėjta dhe lidhen me marrjen e kujdessshme tė anamnezės sė sėmundjes, me ekzaminimin e saktė klinik sistematik, si dhe me njė arsyetim klinik tė drejtė. Ndryshimi mė i rėndėsishėm ėshtė se ekzaminimi i tė sėmurėve nė psikiatri pėrfshin si ekzaminmin e gjendjes mendore, ashtu edhe tė gjendjes somatike. Komunikimi profesional me pacientėt dhe perfeksionimi i mjeshtrisė sė marrjes sė tė dhėnave anamnestike, e sidomos i ekzaminimit tė statusit psikik, janė shumė tė rėndėsishme nė praktikėn klinike psikiatrike. Sado i zoti tė jetė njė klinicist nė drejtime tė tjera, ai nuk mund t’i pėrdorė aftėsitė e tij, nėse nuk do tė realizojė dot komunikimin e mirė me tė sėmurėt, pėr t’i bėrė ata qė ta kuptojnė sėmundjen, tė dinė se si mund tė ndihmojnė vetveten dhe se ēfarė mund tė arrijė tė bėjė mjeku. Sjellja e pacientėve nė mėnyrė tė ēuditshme, tė paparashikuar e nganjėherė edhe tė rrezikshme, nuk duhet t’i bėjė studentėt tė shmangin bisedat me ta dhe tė preferojnė tė mėsojnė vetėm nga libri. Edhe pse librat i ndihmojnė shumė ata, bisedat me njė numėr sa mė tė madh tė sėmurėsh ėshtė tepėr e rėndėsishme. Njė vend tė veēantė, gjithashtu, zė edhe njohja e veēorive tė personalitetit dhe e mėnyrave me tė cilat njerėz tė ndryshėm reagojnė ndaj sėmundjeve mendore. Njohuri tė tilla mund tė sigurohen duke harxhuar shumė kohė me dėgjimin e pacientėve dhe tė familjarėve tė tyre.
Sėmundjet psikike, madje edhe disa prej sėmundjeve somatike e neurologjike, nė pėrmasa tė ndryshme, shkaktojnė ērregullime nė veprimtarinė mendore ose edhe tė personalitetit tė tė sėmurėve. Qė tė kuptohen kėto probleme dhe tė pėrvetėsohen mirė simptomat e sėmundjeve tė tilla, ėshtė e nevojshme qė, nė vija tė pėrgjithėshme, tė pėrshkruhen pjesėt pėrbėrėse kryesore tė psikikės sė njerėzve normalė, si dhe bazat fiziologjike e anatomike tė tyre. Kjo do ta bėjė mė tė lehtė pėr klinicistin saktėsimin e pranisė ose jo tė shenjave tė ērregullimeve psikike, duke futur kėshtu nė rrugė tė mbarė edhe pėrpjekjet pėr vėnien korrekte tė diagnozės.
Psikika ose mendja e njeriut ėshtė forma mė e lartė e pasqyrimit tė mjedisit rrethues. Ajo ėshtė produkt i njė organi shumė tė pėrsosur dhe tė organizuar nė mėnyrė tė veēantė, i trurit. Forma mė e lartė e psikikės ėshtė vetėdija. Lidhja dhe pėrshtatja e organizmit me mjedisin e jashtėm realizohet me anėn e sistemit nervor nė pėrgjithėsi e, nė veēanti, me anėn e trurit, si edhe tė proceseve tė tij fiziologjike.
Ngacmues tė shumėllojshėm, tė jashtėm e tė brendshėm, veprojnė mbi organizmin e njerėzve. Dhe organizmi reagon ose kundėrvepron ndaj tyre, duke pėrcaktuar mėnyrat mė tė pėrshtatshme tė sjelljes e tė veprimtarisė sė tij, qė i sigurojnė vazhdimėsinė e jetės e tė veprimtarie normale. Njė funksionim i tillė realizohet me anėn e disa mekanizmave neuro-fiziologjikė tė sistemit nervor, qė quhen reflekse. Reagimet reflektore, tė lindura dhe tė trashėguara nga paraardhėsit, quhen reflekse tė pakushtėzuara dhe pėrbėjnė veprimtarinė e ulėt nervore. Por njerėzit pėrvetėsojnė gjatė jetės se tyre edhe reagime tė tjera reflektore ndaj ngacmuesve tė ndryshėm, qė janė reflekset e kushtėzuara dhe qė pėrbėjnė veprimtarinė e lartė nervore. Veprimtaria e lartė nervore ose veprimtaria reflektore e kushtėzuar siguron, nė njė nivel shumė mė tė lartė se veprimtaria e ulėt nervore, pėrshtatjen e organizmit ndaj kushteve tė mjedisit, tė cilat janė nė ndryshim tė vazhdueshėm. Ndėrsa veprimtaria e lartė nervore realizohet nga korteksi i hemisferave tė mėdha tė trurit, me pjesėmarrjen edhe tė subkorteksit, veprimtaria e ulėt nervore kryhet me ndihmėn e tė gjitha pjesėve tė sistemit nervor, kryesisht tė palcės kurrizore dhe tė subkorteksit. Veprimtaria e lartė nervore pėrbėn bazėn fiziologjike tė psikikės sė njeriut.
Veprimtaria reflektore e kushtėzuar quhet sistem sinjalizues i pėrshtatjes sė organizmit ndaj ngacmuesve tė ndryshėm. Sisteme sinjalizuese janė dy: sistemi i parė i sinjaleve, i cili pėrbėhet nga ato reflekse tė kushtėzuara qė kanė si ngacmuesė ose sinjale sendet dhe objektet e realitetit ose cilėsitė e tyre dhe sistemi i dytė i sinjaleve, i cili pėrbėhet nga reflekset e kushtėzuara, ku rolin sinjalizues e luajnė fjalėt. Ndėrsa sistemi i parė ėshtė karakteristik pėr njerėzit dhe kafshėt, i dyti ndeshet vetėm te njerėzit, por lidhet organikisht me sistemin e parė tė sinjaleve dhe krijohet mbi bazėn e tij.

__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
-----Psikika E Njeriut -----
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pjesa II Psikika e Njeriut
» Pjesa Iv Psikika e Njeriut
» Pjesa V Psikika e Njeriut
» Pjesa VI Psikika e Njeriut
» Pjesa III Psikia e Njeriut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: