bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pjesa V Psikika e Njeriut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Pjesa V Psikika e Njeriut Empty
MesazhTitulli: Pjesa V Psikika e Njeriut   Pjesa V Psikika e Njeriut Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 2:47 pm

Njė formė e veēantė e pėrjetimit dhe e shprehjes sė emocioneve janė edhe afektet. Ato kanė tė bėjnė me manifestimin e jashtėm tė humorit, prandaj mund tė vėrehen jo vetėm nga klinicistėt, por edhe nga persona tė tjerė, sepse kanė manifestimet e tyre tė jashtme. Afektet mund tė ndryshojnė nė pėrgjigje tė ndryshimit tė gjendjes emocionale. Nė njerėzit normalė afektet konsiderohen tė pėrshtatshme, kur toni emocional ėshtė nė harmoni tė plotė me idetė, mendimet ose tė folurin dhe pasqyrohet saktėsisht edhe nė sjelljen e tyre. Pra megjithėse afekti pėrshkruhet si i gjerė ose i plotė, rangu i emocioneve tė shprehura ėshtė i pėrshtatshėm.
Streset ndeshen mjaft shpesh nė jetėn emocionale tė njerėzve. Kėto gjendje shfaqen gjatė tendosjeve tė mėdha psikike, nė rrethana shumė tensionuese, tė acaruara e tė rrezikshme gjatė mbingarkesave mendore e fizike, nė momente veprimtarish me pėrgjegjėsi etj. Tė gjithė kėta faktorė mund tė shkaktojnė emocione tė ndryshme. Pra, streset janė gjendje emocionale tė ndėrlikuara, qė shkaktohen nga situata intensive, tė tendosura e tė papritura, dhe qė e trondisin thellė njeriun. Gjendjet e stresit shkaktojnė ndryshime tė mėdha nė veprimtarinė e brendshme tė organizmit, si nė punėn e zemrės, tė enėve tė gjakut, nė sistemin respirator, nė pėrshkueshmėrinė e lėkurės dhe nė treguesit e tjerė neurovegjetativė. Streset e forta japin edhe ndryshime nė shprehjen e jashtme tė njerėzve, si nė fytyrė, nė sjelljen dhe nė veprimtarinė e tyre. Kėto ndryshime e vėshtirėsojnė funksionimin normal.
Pasionet janė ndjenja tė forta, tė thella e tė qėndrueshme, qė i pushtojnė tėrėsisht njerėzit dhe nėnshtrojnė mendimet e veprimet e tyre. Ato shprehen me njė tėrheqje tė vazhdueshme dhe tė qartė tė njeriut nga disa objekte ose veprime tė caktuara. Pasionet e pasurojnė jetėn emocionale tė njerėzve, i mobilizojnė ata pėr tė kryer veprimtari tė rėndėsishme, i zgjojnė e u shtojnė interesat dhe energjitė pėr realizimin e ēdo lloj pune, por ato mund tė luajnė edhe rol negativ, duke i tėrhequr njerėzit nė veprimtari tė dėmshme pėr vete ose pėr shoqėrinė.
Baza fiziologjike e emocioneve ėshtė veprimtaria e pėrbashkėt e korteksit (sidomos e hemisferės sė djathtė) dhe e subkorteksit (e talamusit, e hipotalamusit dhe e sistemit limbik) tė trurit tė madh. Korja e trurit tė madh mban nėn kontroll tė gjithė jetėn emocionale tė njerėzve, duke e drejtuar dhe e pėrshtatur atė me kėrkesat e mjedisit rrethues, rregullon forcėn dhe qėndrueshmėrinė e emocioneve, ushtron ndikim rregullues nė veprimtarinė e subkorteksit dhe frenon veprimtarinė e tij. Emocionet shoqėrohen me procese dhe ndryshime fiziologjike, tė cilat kanė tė bėjnė me qarkullimin e gjakut, me punėn e zemrės, me respiracionin, me tretjen e ushqimeve, me gjėndrat me sekrecion tė brendshėm etj. Nxitja nervore, qė lind nga proceset emocionale, nuk mbetet nė korteksin e hemisferave tė mėdha, por shtrihet edhe nė qendrat subkortikale, tė cilat drejtojnė sistemin nervor vegjetativ. Ēdo emocion ka shfaqjen e tij tė jashtme. Ai shoqėrohet me skuqje ose zverdhje tė fytyrės, me shpeshtim ose ngadalėsim tė tė rrahurave tė zemrės ose tė pulsit, me ndryshim tė frekuencės sė frymėmarrjes, me djersitje, tharje goje, lėvizje e gjeste tė ndryshme, tė qeshura, tė qara etj.
III. Proceset psikike tė vullnetshme. Kur flitet pėr procese psikike tė vullnetshme pėrgjithėsisht ėshtė fjala pėr vullnetin ose pėr lėvizjet e vullnetshme. Por njė numėr i madh psikologėsh e konsiderojnė edhe vėmendjen pjesė pėrbėrėse tė proceseve psikike tė vullnetshme. Disa tė tjerė pėrfshijnė nė kėtė sferė tė veprimtarisė psikike tė njerėzve sjelljen, mimikėn, gjestet, pra gjithēka qė lidhet me lėvizjet e tyre tė vullnetshme. Por ka edhe psikologė qė sjelljen e lidhin mė tepėr me personalitetin. Vullneti ėshtė njė nga proceset mė tė larta tė veprimtarisė psikike tė personalitetit tė njerėzve. Ai ėshtė njė proces psikik, me anėn e tė cilit njerėzit kryejnė veprimtari tė vetėdijshme pėr tė arritur qėllimet e tyre, duke kapėrcyer vėshtirėsi e pengesa.
Vullneti lidhet ngusht me tė gjitha anėt e personalitetit tė njeriut; nė mėnyrė tė veēantė me proceset e njohjes dhe vėmendjen. Ai ka tė bėjė me pikėsynimet e vetėdijshme tė njeriut, tė cilat lidhen me pėrfytyrimet e konceptet, qė janė tė regjistruara nė kujtesė dhe nėpėrmjet analizės, sintezės, pėrgjithėsimit e abstraksionit pėrpunohen nga tė menduarit dhe imagjinata. Gjatė procesit tė tė menduarit e tė imagjinatės bėhet zgjedhja e vetėdijshme e qėllimit dhe gjenden mjetet e nevojshme pėr arritjen e tij. Tė menduarit, imagjinata, vėmendja, kujtesa dhe pėrfytyrimet marrin pjesė nė mėnyrė tė vazhdueshme, si para, ashtu edhe gjatė veprimtarisė sė vullnetshme. Njerėzit pėrpara se tė fillojnė tė veprojnė mendojnė se ēfarė duhet tė bėjnė dhe si duhet ta bėjnė, hartojnė planin e veprimtarisė, pėrfytyrojnė rezultatet qė duhet tė arrijnė, mėndojnė pėr pengesat qė do tė hasin dhe pėr mėnyrat e kapėrximit tė tyre. Pra rezulton se pa tė menduarit, pa vėmendjen dhe imagjinatėn nuk ka veprimtari tė vetėdijėshme, pėr rrjedhojė as veprimtari tė vullnetshme. Vullneti lidhet ngushtė edhe me emocionet, mbasi veprimtaria e vullnetshme ka tė bėjė me plotėsimin ose jo tė nevojave, tė interesave, tė dėshirave dhe kjo ēon nė lindjen e kėnaqėsisė ose tė pakėnaqėsisė. Madje emocionet mundet tė bėhen nxitje e fortė pėr akte dhe veprime tė vullnetshme ose ndonjėherė edhe pengesė (frika, turpi) pėr kryerjen e njė veprimi tė caktuar. Vullneti ka rėndėsi shumė tė madhe pėr jetėn dhe veprimtarinė e njeriut. Me anėn e tij ata punojnė e krijojnė, plotėsojnė nevojat e kėrkesat jetėsore, realizojnė dėshirat, qėllimet dhe detyrat e tyre.
Veprimet e vullnetshme kryhen nga njerėzit nė bazė tė qėllimeve tė caktuara qė i vėnė vetes dhe tė motiveve qė i nxitin drejt realizimit tė tyre. Qėllimet janė pra pikėsynimet, qė kėrkojnė tė arrijnė njerėzit me veprimet qė ndėrmarrin. Ndėrsa motivet janė nxitėsit qė i shtyjnė ata tė veprojnė nė mėnyrė tė vullnetshme. Ekzistojnė lidhje tė ngushta midis qėllimeve dhe motiveve. Qėllimet lindin mbi bazėn e motiveve tė caktuara, tė cilat luajnė rol nxitės pėr aktivitete tė ndryshme. Gjatė veprimtarisė mundet qė motivet dhe qėllimet tė mpleksen me njėri-tjetrin, bile edhe tė shndėrrohen nė njėri-tjetrin. Veprimet e vullnetshme tė thjeshta realizohen nė dy faza: pėrcaktimi i qėllimit dhe zbatimi. Ndėrsa veprimet e ndėrlikuara kalojnė nepėr katėr faza: 1) faza pėrgatitore, 2) faza e zgjedhjes sė qėllimit dhe mjeteve, 3) faza e marrjes sė vendimit dhe e planifikimit, 4) faza e zbatimit tė vendimit.
Bazat fiziologjike tė vullnetit lidhen me reflekset e kushtėzuara, kinestetike qė formohen nė qendrat lėvizore tė pjesėve temporale tė trurit. Informacioni qė vjen kėtu nga analizatorėt e ndryshėm shėrben pėr lindjen e reaksionit lėvizor. Lidhjet nervore midis qendrave lėvizore dhe pjesėve tė tjera tė trurit janė kushte pėr lindjen e veprimeve tė vetėdijshme tė njerėzve, pra tė veprimtarisė sė vullnetshme tė tyre. Edhe sistemi i dytė i sinjalizimit luan rol tė rėndėsishėm nė frenimin e vullnetit dhe tė veprimeve tė vullnetshme. Nga frenimi i tyre mund tė kemi veprimtari afektive, e cila drejtohet tashmė nga qendrat subkortikale, kėshtu qė mund tė mos pajtohet me arsyen. Si pėrfundim, mund tė thuhet se, bazat fiziologjike tė vullnetit janė sistemet e nderlikuara tė lidhjeve nervore tė pėrkohshme, ėshtė veprimtaria analitiko-sintetike e trurit, e cila realizohet nė kushtet e njė ndėrveprimi tė ndėrlikuar midis sistemit tė parė dhe tė dytė tė sinjalizimit, ku rėndėsi vendimtare ka ky i fundit. Kurse baza anatomike e tij gjendet nė hemisferat e trurit tė madh. Mekanizmat e sistemit tė dytė tė sinjalizimit ushtrojnė ndikim rregullues nė sinjalet e sistemit tė parė dhe nė qendrat e subkorteksit, tė cilat drejtojnė lėvizjet e pavullnetshme.
Nė vetėdijen e njerėzve veprojnė nė ēdo kohė njė numėr i madh sendesh, objektesh dhe dukurish tė ndryshme nga mjedisi rrethues. Por ato e drejtojnė dhe e pėrqėndrojnė vetėdijen vetėm nė njė ose nė disa prej tyre, duke i pasqyruar ato saktė dhe qartė, ndėrsa tė tjerat ose nuk vihen re, ose pasqyrohen nė mėnyrė tė zbehtė dhe tė papėrcaktuar. Kjo realizohet nė sajė tė vėmendjes. Dhe pikėrisht tė drejtuarit dhe tė pėrqendruarit e vetėdijes nė njė ose nė disa objekte ose lloje veprimtarie dhe shkėputja nga ēdo gjė tjetėr quhet vėmendje. Ajo luan njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha proceset e veprimtarisė njohėse, sepse duke mos qenė proces psikik i veēantė, por njė anė e psikikės, nevojitet si gjatė perceptimit, ashtu edhe gjatė tė tė menduarit ose tė veprimtarive tė ēdo lloji tjetėr. Vėmendja mund tė jetė e qėndrueshme (ruajtja pėr njė kohė tė gjatė nė njė objekt ose nė njė veprimtari tė caktuar), e paqendrueshme (paaftėsia pėr t’u pėrqėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė njė objekt ose nė njė veprimtari tė caktuar), e lėvizshme (aftėsia pėr tė kaluar me lehtėsi nga njė objekt ose veprimtari, nė njė tjetėr) dhe e shpėrndarė (aftėsia pėr tė kryer njėkohėsisht dy ose mė shumė lloje veprimtarish tė ndryshme). Vėmendja ka, gjithashtu, njė vėllim tė caktuar, i cili pėrcaktohet nga numri i objekteve qė pasqyrohen njėkohėsisht dhe me qartėsi nė vetėdijen e njerėzve.
Drejtimi i vėmendjes ka karakter zgjedhės qė do tė thotė se nga numri i madh i objekteve qė veprojnė mbi njerėzit, zgjidhen vetėm disa, nė tė cilėt pėrqendrohet veprimtaria e tyre psikike. Tė drejtuarit e vėmendjes duket qartė sidomos gjatė kalimit tė saj nga njė objekt nė tjetrin. Ndėrsa tė pėrqendruarit e vėmendjes ėshtė procesi i thellimit tė veprimtarisė sė njerėzve, duke u larguar nga ēdo send, objekt ose fenomen, qė nuk ka lidhje me tė. Nė sajė tė pėrqendrimit, objektet pasqyrohen mė qartė dhe mė saktė nė vetėdije dhe veprimtaria psikike kryhet nė mėnyrė tė organizuar e mė tė pėrpiktė.
Pėr disa psikologė vėmendja ėshtė e pavullnetshme ose pasive dhe e vullnetshme ose aktive Tė drejtuarit dhe tė pėrqendruarit e veprimtarisė psikike nė njė objekt pa ndonjė qėllim tė caktuar quhet vėmendje e pavullnetėshme ose pasive. Nė kėto raste ajo shkaktohet ose tėrhiqet nga vetė sendet, dukuritė ose karakteristikat e tyre, qė veprojnė mbi njerėzit. Lindja e vėmendjes pasive kushtėzohet nga fuqia, ndryshimet e papritura dhe kontrasti ndėrmjet ngacmuesve, nga e reja qė sjellin objektet dhe dukuritė, nga emocionet qė shkaktojnė, nga interesi direkt pėr njerėzit dhe nga gjendja e tyre shpirtėrore. Kurse vėmendja e vullnetshme ose aktive ėshtė tė drejtuarit dhe tė pėrqendruarit e vetėdijshėm tė veprimtarisė psikike mbi njė objekt me qėllim tė caktuar dhe nė mėnyrė tė organizuar. Veēoritė e saj janė pikėsynimi (qėllimet dhe detyrat), karakteri organizues (parapėrgatitja) dhe qėndrueshmėria e lartė. Ka psikologė qė bėjnė fjalė edhe pėr vėmendje tė jashtme ose perceptive, kur objekti i vėmendjes ėshtė nė botėn e jashtme dhe pėr vėmendje tė brendshme, karakteristike vetėm pėr njerėzit, objekt i tė cilės ėshtė njohja e vetvetes, njohja e botės sė brendshme. Vėmendja ka shprehjen e saj tė jashtme, qė shfaqet nė mimikėn e njerėzve, veēanėrisht nė shprehjen e syve, nė drejtimin e vėshtrimit etj.
Mekanizmi i vėmendjes konsiderohet si njė “filtėr” informacioni, qė frenon e largon disa impulse dhe pėrforcon tė tjerat, tė cilat i dėrgon nė korteksin e trurit tė madh. Kėshtu bėhet pėrzgjedhja e impulseve nervore, qė vijnė nė zonėn e vetėdijes sė qartė tė korteksit. Njė funksion tė tillė e kryen formacioni retikular, i cili vendoset nė qendrat subkortikale. Kjo strukturė anatomike dhe funksionale e trurit, duke rregulluar gjendjen tonike tė korteksit tė hemisferave, luan njė rol tė madh nė organizimin e vėmendjes. Impulset nervore krijojnė njė vatėr me nxitshmėri optimale ose mė tė pėrshtatshme; pra kemi njė pėrqendrim tė nxitjes nervore nė disa sektorė tė caktuar tė korteksit dhe njė frenim tė sektoreve tė tjerė tė saj. Ky fenomen lind nė bazė tė ligjit tė induksionit negativ, sipas tė cilit nxitja e disa qendrave tė korteksit shkakton frenim tė qendrave tė tjera. Nxitshmėria optimale lėviz nga njė sektor i korteksit nė tjetrin. Nga ngacmuesit e shumtė, qė veprojnė nė sistemin nervor, formohen disa vatra nxitjeje nė korteks. Secila vatėr ka prirjen tė pėrhapet nė tė gjithė koren e trurit, duke u “ndeshur” me vatrat e tjera. Mė pas njėra prej tyre fillon e sundon mbi tė tjerat. Kjo vatėr nxitjeje quhet dominante dhe me tė lidhet puna e kthjellėt e vetėdijes.
Vetėdija ėshtė forma mė e lartė e veprimtarisė mendore, shkalla mė e lartė e pasqyrimit tė mjedisit rrethues nė trurin e njeriut. Nga ana fiziologjike, ajo ėshtė veprimtari nervore e njė pjese tė caktuar tė hemisferave tė mėdha, e cila ka njė farė eksitueshmėrie optimale. Ndėrkohė, pjesėt e tjera tė hemisferave ndodhen nė gjendje eksitueshmėrie tė ulėt. Njė rol tė rėndėsishėm nė tonin e vetėdijes luajnė subkorteksi dhe formacioni retikular. Vetėdija ėshtė karakteristike vetėm pėr njerėzit dhe lind gjatė procesit tė zhvillimit tė tyre. Nė fillim formohet vetėdija pėr vetveten ose vetėdija autopsikike, mė vonė zhvillohet edhe vetėdija mjedisore ose alopsikike. Forma e parė e vetėdijes i jep mundėsi njerėzve pėr tė pėrcaktuar dhe vlerėsuar madhėsinė, formėn dhe pozicionin nė hapėsirė tė pjesėve tė trupit, pėr tė ditur gjendjen shėndetėsore tė tyre, si dhe emrin, mbiemrin, seksin, moshėn etj. Kjo formė dėmtohet mė rrallė nga proceset patologjike, ėshtė mė rezistente ndaj tyre. Kurse vetėdija alopsikike ėshtė aftėsia pėr tė njohur dhe vlerėsuar njerėzit, sendet e dukuritė e mjedisit rrethues, pėr tė pėrcaktuar vendin, kohėn, lėvizjen etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Pjesa V Psikika e Njeriut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pjesa II Psikika e Njeriut
» Pjesa Iv Psikika e Njeriut
» Pjesa VI Psikika e Njeriut
» -----Psikika E Njeriut -----
» Pjesa III Psikia e Njeriut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: