bujar-mehmeti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi im
 
ForumPortalLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pjesa Iv Psikika e Njeriut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

Pjesa Iv Psikika e Njeriut Empty
MesazhTitulli: Pjesa Iv Psikika e Njeriut   Pjesa Iv Psikika e Njeriut Icon_minitimeFri Mar 28, 2008 2:46 pm

Baza fiziologjike e imagjinatės ėshtė veprimtaria analitiko-sintetike e kores sė trurit tė njeriut. Krijimi i njė figure tė re imagjinative realizohet nga analiza mendore paraprake e sendeve dhe e fenomeneve, elementėt e tė cilave, pasi veēohen nė sajė tė analizės, e rigrupohen, sintetizohen nė kombinime tė reja, tė pandeshura kurrė mė parė. Rezultat i njė sintetizimi tė tillė nė korteksin e trurit ėshtė krijimi i njė figure ose i njė sistemi figurash, nė tė cilat vėrtet pasqyrohet realiteti, por tashmė i transformuar dhe me njė pėrmbajtje tė re. Figurat e reja krijohen mbi bazėn e pėrfytyrimeve dhe tė pėrvojės sė kaluar, qė ruhet nėpėrmjet lidhjeve tė vjetra nervore. Studimet e viteve tė fundit kanė treguar se baza anatomike e imangjinatės nuk ėshtė vetėm korteksi i trurit, por edhe subkorteksi, sidomos sistemi talamo-limbik me zonat pėr rreth pjesės sė pėrparme tė trugut tė trurit.
Imagjinata, si pjesė pėrbėrėse e proceseve psikike njohėse, luan rol tė madh nė tė gjitha fushat e veprimtarisė njerėzore. Shpikjet, zbulimet, krijimtaritė e ēfarėdollojshme, nuk janė asgjė tjetėr veēse produkt i mendjes dhe i imagjinatės sė njerėzve. Mė anėn e saj mund tė merren tė dhėna nga bota rrethuese, mund tė parashikohet zhvillimi i ngjarjeve tė ndryshme, mund tė pėrfytyrohet e ardhmja, tė lindin idealet dhe ėndrrat, tablotė e reja tė jetės sė njerėzve, figurat e reja tė mjeteve tė komunikimit dhe tė prodhimit.
Kujtesa, si pjesė pėrbėrėse e proceseve psikike njohėse, ėshtė funksion i trurit. Nė sajė tė kujtesės ruhet dhe aktualizohet pėrvoja e kaluar. Pra, ajo ėshtė njė proces i ndėrlikuar psikik, me anėn e tė cilit njerėzit mbajnė mend, ruajnė, njohin dhe riprodhojnė eksperiencėn e sė kaluarės. Struktura e kujtesės ėshtė mjaft e ndėrlikuar. Depozitimi i informacionit nė kujtesė kalon nė tri faza, tė cilat lidhen ngushtė me njėra-tjetrėn dhe qė janė: a) faza e fiksimit tė informacionit nė tru ose e kodimit, b) faza e ruajtjes sė tij ose e depozitimit dhe c) faza e riprodhimit. Madje pjesė pėrbėrėse e kujtesės konsiderohet edhe harresa.
Tė mbajturit mend ėshtė njė nga proceset shumė tė rėndėsishme tė kujtesės dhe mund tė jetė i vullnetshėm ose i pavullnetshėm. Kurse nė varėsi tė pjesėmarrjes ose jo tė tė kuptuarit nė proceset e kujtesės, tė mbajturit mend mund tė jetė logjik dhe mekanik. Procesi i ruajtjes sė tė dhėnave tė fiksuara lidhet me qėndrueshmėrinė nė kohė tė lidhjeve tė pėrkohshme, qė formohen nė korteksin e trurit. Kusht themelor pėr tė pasur njė qėndrueshmėri tė lartė tė njohurive ėshtė pėrsėritja e tyre. Kjo bėn qė lidhjet e pėrkohshme nervore t’i rezistojnė dobėsimit ose shkėputjes sė tyre. Nė procesin e ruajtjes ndikon edhe tė kuptuarit sa mė i mirė dhe depėrtimi nė thelbin e dukurive, qė duhen depozituar nė kujtesė. Kur ngacmuesit e rinj pėrkojnė me gjurmėt e lėna nga ngacmues tė mėparshėm kemi tė bėjmė mė procesin e njohjes, i cili ėshtė procesi mė elementar i kujtesės. Nė qoftė se gjurmėt e vjetra, tė krijuara nga perceptimet e mėparshme, nuk pėrputhen nė masėn e kėrkuar me tė rejat, njerėzit nuk janė nė gjendje tė identifikojnė plotėsisht nė kujtesė objektin ose dukurinė qė vepron nė njė moment tė caktuar. Nė mjaft raste njohja mund tė jetė e gabuar, sidomos kur mbėshtetet nė ngjashmėri anėsore ose tė sipėrfaqshme, por njerėzit edhe mund tė humbasin aftėsinė pėr tė njohur e identifikuar atė qė kanė perceptuar mė parė. Nė kėto raste kemi tė bėjmė me frenim tė pėrkohshėm tė lidhjeve nervore (p.sh. nė traumat ose nė disa sėmundje neuropsikiatrike). Paaftėsia e plotė ose e pjesshme pėr tė njohur sendet dhe fenomenet e perceptuara mė parė quhet agnozi.
Edhe riprodhimi ėshtė njė proces bazė dhe i ndėrlikuar i kujtesės, i cili siguron aktualizimin e pėrvojės sė mėparshme nė mungesė tė objekteve ose fenomeneve. Riprodhimi nė kujtesė i fakteve, i ngjarjeve, i situatave etj., ėshtė i vullnetshėm dhe i pavullnetshėm, logjik dhe mekanik, i drejtpėrdrejtė dhe i tėrthortė.
Modelet e kujtesės janė tė shumta. Mė tė rėndėsishme konsiderohen kujtesa shqisore (pamore, dėgjimore, olfaktive, gustative, taktile), e cila merr informacion nga organet e shqisave dhe e ruan pėr njė kohė tė shkurtėr (0.5 sekonda), kujtesa afatshkurtėr (rreth 30 sekonda) dhe afatgjatė, si edhe kujtesa e menjėhershme ose imediate, kujtesa pėr ngjarjet e ditės ose recente, dhe kujtesa pėr ngjarjet e kaluara ose e kaluar.
Harresa ėshtė procesi i kundėrt, por njėlloj i rėndėsishėm, i tė mbajturit mend, e cila shprehet nė formėn e pamundėsisė pėr tė njohur ose riprodhuar atė qė ishte perceptuar mė parė. Ėshtė e pamundur tė mendosh nė mėnyrė abstrakte, tė arsyetosh, tė organizosh materialin qė tė funksionojė siē duhet, nė qoftė se njerėzit nuk do tė ishin nė gjendje tė harronin disa nga materialet e parėndėsishme, tė cilat futen ēdo ditė nė kujtesėn e tyre. Harresa vlerėsohet si njė humbje aparente e kujtesės, baza fiziologjike e sė cilės janė frenimi dhe prishja e lidhjeve tė pėrkohshme nervore nė koren e trurit.
Kujtesa ėshtė njė proces psikik, qė lind si rezultat i formimit nė korteksin e trurit tė gjurmėve (engramave) nervore, tė cilat ruhen dhe aktualizohen mė pas nė trajtėn e figurave mendore. Baza fiziologjike e saj ėshtė sistemi i dytė i sinjaleve, reflekset e kushtėzuara. Kjo veprimtari mendore e ndėrlikuar ėshtė rezultat i punės sė tė gjithė trurit, veēanėrisht i hemisferave tė tij tė mėdha. Studimet kanė treguar se pėr fiksimin e gjurmėve nė tru luajnė rol, jo vetėm trupi i qelizave nervore, por edhe aksionet e dentritet e tyre, madje edhe indi glial. Njė rol veēanėrisht i rėndėsishėm u atribuohet lobeve temporale, sidomos lobit tė majtė, dėmtimi i tė cilit mund tė shoqėrohet me ērregullime tė kujtesės. Edhe kur preken trupat mamilarė, korpusi kalloz e formacioni retikular, janė vėrejtur ērregullime kujtese. Rezultatet e kėtyre studimeve konfirmojnė tezėn se kujtesa lidhet ngushtė, jo vetėm me korteksin e trurit, por edhe me disa formacione anatomike tė subkorteksit. Gjithashtu, nga analiza biokimike e engramave, ėshtė formuluar hipoteza mbi natyrėn molekulare tė kujtesės. Sipas kėsaj teorie, formimi i gjurmėve tė kujtesės lidhet me ndryshimet nė pėrbėrjen e acidit ribonukleik (ARN) tė neuroneve dhe tė qelizave gliale. Kur impulset nervore mbėrrijnė nė membranėn postsinaptike tė qelizave, shkaktojnė ndryshime nė pėrbėrjen e tyre jonike. Kjo ēon nė ndryshime strukturale tė molekulės kryesore tė ARN-sė, si pasojė e tė cilave sintetizohet njė proteinė e re, ku tashmė ėshtė vendosur informacioni i kodit nervor.
II. Pjesė pėrbėrėse e rėndėsishme e veprimtarisė psikike janė edhe proceset psikike emocionale. Njerėzit gjatė veprimtarisė sė tyre pėr tė njohur dhe transformuar mjedisin rrethues mbajnė njė qėndrim tė caktuar ndaj objekteve, fenomeneve, ngjarjeve, njerėzve tė tjerė, ndaj veprimeve dhe akteve tė tyre, ndaj vetvetes, dukurive shoqėrore etj. Nė kėtė mėnyrė ata hyjnė nė disa marrėdhėnie ose raporte me botėn, tė cilat shprehen nė jetėn emocionale ose nė ndjenjat e tyre (dėshpėrimi, gėzimi, zėmėrimi, dashuria, urrejtja etj.). Pra ndjenjat ose emocionet janė procese tė ndėrlikuara psikike, me anėn e tė cilave njerėzit pėrjetojnė qėndrimin dhe marrėdhėniet ndaj sendeve dhe dukurive tė mjedisit rrethues, ndaj asaj qė perceptojnė, bėjnė ose mendojnė dhe qė u shkaktojnė atyre kėnaqėsi ose pakėnaqėsi. Ato janė reaksione psikike qė shprehin marrėdhėniet ndaj mjedisit rrethues dhe ndaj vetvetes. Duke marrė pjesė nė ēdo akt tė veprimtarisė mendore, ndjenjat janė pjesė pėrbėrėse e tėrė procesit tė njohjes, njė nga format e pasqyrimit tė botės. Ndryshimi me proceset psikike njohėse qėndron nė faktin se ndjenjat nuk janė pasqyrim i vetė sendeve dhe dukurive tė realitetit, por i atyre marrėdhėnieve qė kanė me nevojat dhe me motivet e veprimtarisė sė njerėzve. Kėto marrėdhėnie janė tė ndryshme nga ato qė krijojnė proceset e njohjes. Kėshtu, i njėjti objekt ose e njėta dukuri, nė kohė tė ndryshme, mund tė shkaktojė gjendje tė ndryshme emocionale, siē ndodh p.sh. nga pasqyrimi i detit nė verė dhe nė dimėr.
Nė varėsi nga niveli i zhvillimit tė tyre, emocionet mund tė klasifikohen nė emocione tė ulta dhe tė larta. Emocionet e ulta janė emocione tė thjeshta. Ato kanė lidhje me pėrmbushjen e nevojave organike dhe me instiktet, siē janė instinkti i etjes, instinkti i urisė, instinkti seksual, instinkti i frikės etj. Emocione tė tilla janė karakteristike pėr kafshėt. Vetėm te njerėzit ndeshen emocione tė larta, tė cilat lidhen ngushtė me dashurinė pėr familjen, pėr shoqėrinė, pėr atdheun, lidhen me punėn, me normat morale, me zakonet e traditat mė tė mira etj. Edhe njerėzit kanė emocione tė thjeshta ose tė ulėta, por ato janė nėn kontrollin e emocioneve tė larta. Nga ana tjetėr edhe emocionet mė tė thjeshta tė njeriut, ndryshojnė nė mėnyrė thelbėsore nga emocionet e kafshėve, sepse ato kanė karakter social. Madje edhe plotėsimi i nevojave organike me elementare tė njerėzve bėhet nė pėrshtatje me kėrkesat e shoqėrisė.
Emocionet kanė disa cilėsi tė caktuara. Ato mud tė jenė tė forta ose tė dobėta, tė thella ose tė sipėrfaqshme, tė qėndrueshme ose tė paqendrueshme, aktive ose pasive. Nė varėsi tė kombinimit tė ndryshėm tė kėtyre cilėsive krijohen forma tė veēanta tė pėrjetimeve dhe tė shfaqjeve emocionale. Format kryesore tė tyre janė: humori, afektet, streset dhe pasionet.
Emocionet e shkaktuara nga ngacmuesit biologjikė, sė bashku me ato qė lindin nga faktorėt shoqėrorė, krijojnė gjendjen e pėrgjithshme emocionale ose humorin, i cili ngjyros pėr njė fare kohe sjelljen e njeriut. Pra humori ėshtė njė gjendje emocionale pak a shumė e gjatė, qė i jep njė ngjyrė tė caktuar gjithė jetės emocionale tė njerėzve. Kohėzgjatja e humorit mund tė jetė me orė, me ditė, me javė ose me muaj tė tėrė, madje, nė raste tė veēanta, mund tė flitet pėr humore qė karakterizojnė njerėzit gjatė gjithė jetės. Humore tė tilla zotėruese (gėzimi, optimizmi ose mėrzitja, pesimizmi) nė jetėn e njeriut ose tė popujve shndėrrohen nė cilėsi tė karakterit. Humori ndikon shumė nė jetėn e njerėzve, nė mėnyrėn e reagimit tė tyre ndaj ngacmimeve tė jashtme. Humori i mirė gjallėron veprimtarinė, i jep ngjyrė dhe ton emocional pozitiv gjithė aktivitetit tė njerėzve, ndikon pėr mirė mbi gjithēka. Ai ėshtė burim force pėr qelizat e korteksit cerebral. E kundėrta ndodh kur humori karakterizohet nga mėrzitja. Toni emocional qė ngjyros gjithė veprimtarinė e tyre ėshtė negativ dhe krijon njė ndjenjė pesimizmi e pasiviteti. study
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://bujar-mehmeti.forumotion.com
 
Pjesa Iv Psikika e Njeriut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pjesa II Psikika e Njeriut
» Pjesa V Psikika e Njeriut
» Pjesa VI Psikika e Njeriut
» -----Psikika E Njeriut -----
» Pjesa III Psikia e Njeriut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: